EmailFacebookKontakt

Beirut: Kremtim kushtuar një manastiri në Malin Liban

Në fshatin e Bekaatës, në Malin Liban, nën drejtimin e episkopit të vendit, mitropolitit Gjergj (Khodr), u celebrua një liturgji kushtuar kishës së manastirit të Kryeëngjëllit Mihail. Me rastin e këtij përkushtimi liturgjikal, kishin ardhur murgjër nga i gjithë Libani, si dhe një përfaqësi e Malit të Shenjtë.

Ky komunitet relativisht i ri, përmbledh tashmë disa murgjër, pranë At Efremit, një nga figurat më të dalluar të murgjërve libanezë, i cili ka ditur të japë nëpërmjet komunitetit të tij një kontribut dinamik rinovimi shpirtëror dhe formimin katekist në tërë rajonin.

Në fillimet, manastiri i vjetër ishte në gjendje rrënoje, ndërsa kohët e fundit kisha e tij, që shërben edhe si kishë e fshatit është zmadhuar sipas një projekti sa tradicional aq edhe modern.