Redaksia e të përditshmes franceze La Croix (Kryqi) të Parisit dhe gazeta La Liberte e Friburgut, që ndajnë prej 13 vjetësh Çmimin për të drejtat e njeriut, i atribuan një përkushtim special një murgeshe orthodhokse, e cila punon me njerëzit e mbetur në mjerim rrugë apo në vështirësi.
E formuar si psikologe, motër Sofia merret me të rinjtë në rehë shpirtërore, ekonomike e fizike në një qytet të pasur, ku ajo ka zbuluar një “Kalkutë varfërie e vuajtjesh” dhe ka formuar që prej dhjetë vjetësh një qendër bamirësie pritjeje e kujdesi për të droguarit dhe për të sëmurët me SIDA.