EmailFacebookKontakt

Lutje: O Zot, bëmë vegël të paqes sate

O Zot,
Bëmë vegël të paqes sate,
të mbjell dashurinë
atje ku zotëron mëria,
t’i përgjigjem sharjes
me ndjesën,
dyshimit me besimin,
dëshpërimit me
shpresën,
errësirës me dritën,
hidhërimit me
gëzimin,

bëmë të jap ngushëllim
sesa të më japin,
të kuptoj (të tjerët)
sesa të më kuptojnë,
të dua sesa të më duan

Pse?
duke dhënë, marr
duke ndjerë, ndjehem
dhe duke vdekur
rilindem në jetën e
amëshuar

Amin.