Në afërsi të Korçës, përballë fshatit Barç, ngrihet në një kodër kisha e Shën Kollit. E vjetra, u shkatërrua në vitet e ateizmit komunist, ndaj ishte dëshirë e besimtarëve të qytetit e zonës, që ajo të rindërtohej. Për këtë dhanë kontributin edhe vetë besimtarët, duke u arritur në 470 dhurues e 1 milion e 200 mijë lekë të mbledhura. Për Kishën kontribuan falas dhe disa firma ndërtimi të qytetit, që dhuruan materiale, ndërsa nga Kryepiskopata u dhanë 400 mijë lekë për çatinë. Gjithashtu, duhen falenderuar fshatarët e Prodanit e Borovës, që dhanë lëndën e drurit për mbulimin e çatisë. Para tre muajsh në Kishën e re kremtua dhe u bë pagëzimi i parë nga At Jani Trebicka.
Fshati Barç kohë më parë quhej Shën Todhër dhe ka pasur 4 kisha. Në viti 1973, në brazdën e punuar nga traktori u zbuluan gjurmë të kishës më të vjetër, plotësisht të shkatërruar dhe copa nga afresku i saj.
Ilia Nençe