EmailFacebookKontakt

Fjalë të arta – At Porfir Ajoriti

At Porfir Ajoriti: “… Kur Perëndia nuk na jep diçka që i kërkojmë me këmbëngulje, atëhere dy gjëra mund të ndodhin. Ose nuk na e jep për të mirën tonë, ose ne nuk dimë si dhe kur t’ia kërkojmë, pa përjashtuar mundësinë që të ndodhin të dyja bashkë… Kur kërkojmë diçka nga Perëndia, e kërkojmë në mënyrë lutëse dhe fisnike, për një periudhë kohe. Nëse shohim se Perëndia na refuzon, atëhere ndërpresim edhe ne ta shqetësojmë… Nuk duhet të këmbëngulim që të ndryshojmë vullnetin e Perëndisë… Perëndia e di problemin tënd. Ti e bëre kërkesën tënde. Ai do të vendosë. Prit përgjigjen e Tij me qetësi dhe besim. Nëse do të veprosh kështu, do të kesh rezultat pozitiv… Të këshilloj të pushosh duke u marrë me problemin tënd, nëse dëshiron të merret Perëndia me të!… Kurrë të mos dhunosh Perëndinë me lutjet e tua për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tua. Por t’i mbash me shumë durim dhe pritshmëri dhe do të shohësh sa do të fitosh!”