“Tha i marri me mendjen e vet; nuk ka Perëndi” (Psalm. 13,1 52,1). Nuk ekziston themeli; po si qëndroka ndërtesa?… Nuk egziston konstruktori i anijes; por si u montua anija vallë?… Nuk ekziston muratori; po si u ndërtua shtëpia?… Nuk ekziston muzikanti; por si ka mundësi që të cmket në botën që i ngjan një lire, ritmi muzikor?… Nuk egziston Krijuesi; por atëhere si t’ish mon ndërtuesin bukuria e ndërtimeve…
“Tha i marri me mendjen e vet; nuk ka Perëndi”. Të gjitha sa bëhen, kryhen dhe veprohen në botë kanë autorin që i bën dhe i mbikqyr; vetëm bota vetë nuk e paska dekoruesin e vet? Nëse nuk ka Perëndi, çfarë pune ke brenda krijimeve të Perëndisë? Banon në shtëpinë e Perëndisë dhe mohon të zotin e shtëpisë?
O jep qeranë, domethënë falenderimin tënd, ose dil nga shtëpia; Përse ta tymosësh edhe shtëpinë me frymën e blasfemisë sate?