EmailFacebookKontakt

Habi dhe dhimbje

Në gazetën “Drita Islame” nr. 17 (60), nëntor 1994, nën okelion “Pa koment”, është botuar, ndër të tjera, një material i gazetës “E djathta”, ku përmbahen shpifje fyerëse për Komunitetin Orthodhoks të Shqipërisë dhe Kryepiskopin, Fortlumturinë e Tij, Anastasin.

Ky veprim, sa të habit aq edhe të shkakton dhimbje të ligjshme, se si është e mundur që të botohet një sulm i tillë, i një gazete tjetër, politike, në pozita ekstremiste; se si mund të adoptohet një shpifje e tillë dashakeqe ndaj udhëheqjes së Komunitetit Orthodhoks.

Në gazetën “Ngjallja” nuk është lejuar asnjëherë që të botohen sulme dhe qëndrime të tilla, kundër askujt dhe gjithmonë do të vazhdohet të ecet në të njëjtën rrugë, por do të dëshirohej sinqerisht dhe do të ishte edhe në të mirë të bashkëjetesës normale dhe harmonike midis komuniteteve tona fetare, që veprime të ngjashme të mos përsëriten.