EmailFacebookKontakt

Vihet guri i themelit në kishën e Drenovës

Më 7 janar, Kryepiskopi Anastas themeloi në Drenovën e zbardhur nga dëbora, Kishën e re “Fjetja e Hyjlindëses”, që do ndërtohet në vendin ku ngrihej kisha e vjetër, e shkatërruar nga regjimi ateist.

Pas shërbesës së Ajazmës, në prani të shumë besimtarëve, Kryepiskopi vuri gurin e themelit të kishës së re, punimet e së cilës do të kryhen nga një firmë ndërtimi nga Korça.

Drenova e në veçanti kisha e vogël e Shën Konstandinit, ka qenë një strehë për besimtarët e qytetit të Korçës; që shkonin në Drenovë për të shprehur fshehurazi besimin e tyre, disi më larg syrit të regjimit.

Pastaj, besimtarët diskutuan me Kryepiskopin në qendrën e fshatit, duke e njohur atë edhe me këngët tradicionale të Drenovës. Pasi shkëmbeu me ta urimet për festat dhe për kishën e re Kryepiskopi uroi që të kthehet sa më shpejt për përurimin e saj.