EmailFacebookKontakt

Me gëzim të thellë dhe të vërtetë – Tiranë

Që në orët e para të mëngjesit Kisha e Ungjillëzimit filloi të mbushej nga besimtarët e shumtë që me devocion i luteshin Shpëtimtarit të Porsalindur. Liturgjia Hyjnore e kësaj feste ngazëlluese u celebrua nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi i cili i drejtoi gjithë besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë edhe mesazhin tradicional të Krishtlindjes.

Edhe mbas mbarimit të Liturgjisë, rrështi i besimtarëve që i drejtohen Kishës me gëzimin e thellë e të vërtetë të festës, nuk rreshti për orë e orë me radhë dhe kisha ishte përplot deri në darkë. Në Mesditë Kryepiskopi Anastas priti urimet tradicionale të Krishtlindjeve nga besimtarë orthodhoksë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, të institucioneve shtetërore, të partive politike, të përfaqësive diplomatike etj. Gjithashtu, erdhi për të uruar edhe Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha.