Gjithë java e Krishtlindjeve ishte si një pelegrinazh i vazhduar o mijëra besimtarëve orthodhoksë, të cilët vinin përditë në Kishë.
25 Dhjetori 1994 nisi me urimin e zemrave “Gëzuar Krishtlindjen”. Besimtarë orthodhoksë erdhën në kishën e “Shën Gjergjit”, në Fier dhe asistuan në meshën që u mbajt nga at Bartolome Bullari.
Në këtë ditë të shënuar, erdhën për t’ju uruar besimtarëve orthodhoksë “Krishtlindjet” edhe Prefekti i Fierit, Kryetari i bashkisë dhe përfaqësues të partive politike të rrethit. Krishtlindjet u festuan gëzueshëm edhe në Libofshë, Vanaj, Ndërnenas, Sheqishtë, Seman e kudo në rreth.
Edhe 6 Janari “dita e Ujit të Bekuar” pati po të njëjtën pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve fierakë. Mbi 20 mijë veta u falën dhe ndezën qirinjtë gjatë gjithë ditës në Kishën e Shën Gjergjit.
Kështu, ritet fetare orthodhokse sa vijnë e po festohen përherë e më mirë në rrethin e Fierit dhe po tërheqin përherë e më shumë besimtarë.