Më 20 tetor, nën presidencën e mitropolitit Agustin, u zhvillua në Bon mbledhja e parë e episkopëve orthodhoksë të Gjermanisë objekt i së cilës qe krijimi i Këshillit të Kishave Orthodhokse në Gjermani, si edhe mënyrat e funksionimit të tij praktik. Gjithashtu u vendos edhe krijimi i një shërbimi shtypi orthodhoks në gjuhën gjermane dhe caktimi i një “dite të orthodhoksisë”. Kisha Orthodhokse në Gjermani numëron më shumë se 700 mijë besimtarë.