Luksemburg 15 nëntor, “Mik dhe mbështetës” i Patrikanës Ekumenike, u deklarua Zhak Sanderi, Kryeministër i Luksemburgut, i cili që nga janari 1995 do të jetë pasues i Zhak Delorit në postin e Presidentit të Komisionit të Bashkimit Evropian, në takimin e tij me Patrikun Ekumenik Vartholomeu I.
Sipas pohimeve të patrikut Ekumenik para gazetarëve, Presidenti i ardhshëm i BE tregoi interesim të veçantë për rolin dhe praninë e orthodhoksisë në Evropën e Bashkuar dhe në vendet që më përpara ishin nën vartësinë e ish BS. Kryeministri Sander shtroi një darkë për nder të Patrikut Ekumenik, ndërsa Duka i Madh i Luksemburgut, Zhak, në pritjen zyrtare që i bëri Patrikut Ekumenik, diskutoi me të çështje shpirtërore dhe rolin e orthodhoksisë sot. Pritje zyrtare Patrikut Ekumenik i bënë dhe anëtarët e Gjykatës Evropiane, ndërsa më 16 nëntor u prit në Hagë nga Mbretëresha e Hollandës, Beatriçe.