Bruksel – 14 nëntor, Prania shpirtërore e orthodhoksisë në Europë ishte çështja themelore e takimit të Patrikut Ekumenik Vartholomeu I me Presidentin e Komisionit të Bashkimit Evropian Zhak Delor, në selinë e këtij të fundit, në Bruksel.
Qëllimi i takimit dyorësh dhe drekës që Delori shtroi për nder të Patrikut Ekumenik ishte konsolidimi i një dialogu të përhershëm e të ngushtë midis Patrikanës Ekumenike dhe Bashkimit Evropian. Interesimi i Delorit për dialogun në fjalë ka qenë i madh që më përpara, fakt ky që buron nga bindja e tij se prania e orthodhoksisë, me spiritualitetin e saj intensiv, në vende që ishin nën tutelën e ish-BS, do të mund të kontribuojë qenësisht në zbutjen e kontradiktave në zonat ku ka përplasje politike ose edhe të armatosura midis popujve.
Këtë dialog mbi çështjet shpirtërore do ta marrë përsipër një përfaqësi e përhershme e Patrikanës, e cila dhe do të mbajë marrëdhënie të vazhdueshme dhe të qëndrueshme me Bashkimin Evropian. Bëhet e ditur se në takim u diskutuan edhe vështirësitë që kaloi kohët e fundit Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Gjatë vizitës Patriku Ekumenik u prit në pallatin mbretëror nga mbreti i Belgjikës, Albert.