Një foshnje e mrekullueshme lindi sot,
tek një koritë e vogël, mes kashte,
rilindi njeriu mes rripave të linta,
tek ky grazhd i vogël paqeje
S’gjëmuan trompetat, bota nuk u zgjua,
si në të bujshmet lindje të princërve,
por, hymne qiellorë engjëjt kënduan,
dhe zilkat e fushës ëmbël tingëlluan
Se Princi i Paqes lindi atë natë,
lindi – Drita, përulësia vetë,
lindi Shpëtimtari, Shpresa e gjallë, që
mbi terrin do të ishte fitimtar!
Efrosina Noti