Në fund. Psalm i Davidit.
Shpresova tek Zoti. Si i thoni ju shpirtit tim: Ik në malet, si zog?
Se ja, të pabesët e tendosën harkun, shigjetat e tyre i bënë gati mbi kordhëz, që të godasin në errësirë zemërdrejtët.
Se ato që ti ndërtove, ata i prishën; dhe ç’bëri i drejti?
Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e vet në qiejt;
sytë e tij vështrojnë të varfërin; qepallat e tij hetojnë bijtë e njerëzve.
Zoti heton të drejtin dhe të pabesin; dhe shpirti i tij urren atë që do padrejtësinë.
Shi përvëlues do të hedhë mbi mëkatarët; zjarr e squfur dhe erë stuhie është pjesa e kupës së tyre.
Se Zoti është i drejtë dhe deshi drejtësinë; fytyra e tij pa vetëm drejtësinë.
Lavdi Atit… Tani… Aliluia.