EmailFacebookKontakt

Takim i intelektualëve orthodhoksë të Selenicës

Më datë 25.11.1994, në kishën e Shën Thanasit të Selenicës, u organizua një takim me intelektualë orthodhoksë të qytetit. Në fjalën e tij, At Aleks Jerasi, pasi foli për jetën e re të ringjallur të Kishës, ndihmën shpirtërore që ka dhënë në këtë kohë të vështirë tranzicioni ekonomik, vuri theksin në kontributin e veçantë që ka dhënë Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas. Të gjithë intelektualët u angazhuan për të qenë më afër kishës e për t’u dhënë zgjidhje sa më shpejt dhe në mënyrë konkrete problemeve të saj.

Midis të tjerave, mësuesi Paskal Kote mori përsipër ngritjen e korit të muzikës bizantine të Kishës. Po kështu, u vu në dukje domosdoshmëria për nxitjen dhe shpeshtimin e qarkullimit të literaturës fetare orthodhokse. Gjithashtu, u theksua roli që duhet të luajë gruaja në të ardhmen në problemet e kishës, si qeliza e parë e trasmetimit të besimit orthodhoks.

Dhimitër Koceli