Javet e fundit, jane shenuar tri ngjarje te rendesishme ne aktivitetin ndertimor te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. Realizimi i tyre ishte nje bekim Perendie ne keto dite te veshtira. Me poshte, po i permendim me radhen qe ndodhen, jo sipas rendesise se tyre, sepse qe te tria jane te rendesishme ne llojin e tyre.
Kisha e Shen Nikolles ne Kavaje
Para dy vjetesh, ishte ngarkuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, Zyra e z. Aksioti, per rikthimin e Qendres Kulturore te Kavajes, ne Kishen e Shen Nikolles, sikurse funksiononte me pare, para katastrofes komuniste. Studimi voluminoz, qe perfundoi ne muajin Mars permban: Nje kishe e madhe me kapacitet 1000 vete; Kembanaren e larte; Dhome pagezimi; Salle takimesh dhe zyra; Ambiente pritjesh; Qender mjekesore me shume salla dhe mjedise ndihmese.
Pas nje studimi serioz te preventivit, nga Zyra jone e sherbimit teknik u zhvillua nje konkurs dhe oferten me te mire e dha nje firme e qytetit te Kavajes. Pas nenshkrimit te kontrates, puna ndertimore filloi ne mesin e muajit tetor. Ndersa, Liturgjia Hyjnore vazhdon te zhvillohet ne nje salle te madhe te katit te dyte, ku punimet ndertimore do te behen ne fazen e trete.
Sot lartesohen mbi Kishen e Shenjte tre vinca te medhenj dhe ne pak kohe do t’i kalohet kembanarja e madhe, qe do te behet simbol i fatit shpirteror te qytetit, te Kishes se Shen Nikolles, e cila do te jete gati per nje vit.
Katedralja e Korçes
Ne Korce filloi ndertimi i Katedrales se re te qytetit. Studimet gjeologjike vonuan per nje muaj fillimin e ndertimeve, sepse u desh te ndrrohej projekt-zbatimi. Pas shume perpjekjesh dhe pengesash, qe jane te njohura tek besimtaret, vepra iu besua nje shoqerie me pervoje te madhe, e cila dha dhe oferten me te mire.
Pesembedhjetediteshin e pare te nentorit u ndertua pjesa me e madhe e themeleve. Me bekimin e Perendise dhe uratat e Fortlumturise se Tij, faza e pare e vepres qe permban bazen e Katedrales se Shenjte (d.m.th. kati i pare ose katakombi) qe do te jete gati te perdoret pas tete muajsh.
Kisha e re e Durresit
Ne Durres, me 5 nentor, me nje ceremoni te bukur, ku moren pjese qindra besimtare, si dhe autoritete lokale shteterore e partiake u vune themelet e Katedrales se re, nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas, ne nje mjedis te bukur, prane vendit ku ekzistonte dhe u prish nga persekutimi ateist kisha e Shen Spiridhonit.
Nga paraqitja e projekteve, kaloi nje vit e gjysme, me mbledhje te shumta ne zyren urbanistike te qytetit dhe u ndeshen shume perpjekje nga zyra teknike dhe Keshilli Kishtar i Durresit, qe te jepej leja.
Studimi artitektonik ne menyre te detyrueshme, u kufizua me ndertimin e Kishes se Shenjte, pa u dhene leja per ndertimet ndihmese qe permbante projekti i pare.
Kisha, e cila do te jete shume e bukur dhe do te perbeje nje pike referimi per qytetin e Durresit, eshte veper e arkitetit Arben Manço dhe e bashkepunetoreve te tij ne sherbimin teknik te KOASH-it. Gjithashtu, perfundon se shpejti studimi i zbatimit, pas mbarimit te studimeve gjeologjike dhe me pas do te filloje shpejt puna ndertimore per ngritjen e Kishes.
Por, ne punen tone ndertimore hasen edhe probleme. Klima e nxehte politike ka penguar te vazhdojne punimet ne programin e madh per Kishat e parafabrikuara, si dhe ngritjen e Katedraleve ne Pogradec e Sarande, ku punojne specialiste te huaj.
Lutjet e gjithe orthodhokseve jane te domosdoshme per ringjalljen e Kishes sone (qe rindertimi i Kishave te Shenjta te behet i dukshem per te gjithe) ne menyre qe te kapercehen problemet e reja te kohes, nen drejtimin e urte te Kryepiskopit, Anastas.
Zyra e Sherbimit Teknik.