Nga 6-8 tetor, ne Athine u zhvillua takimi i 6-te akademik midis te krishtereve dhe myslimaneve. Suksesi i ketij takimi konsiderohet shume i rendesishem. Kjo dhe per vete faktin se dialogu ne vetvete nxit mirekuptim dhe tolerance.
Ne kete takim morren pjese e diskutuan shume profesore universitetesh, te krishtere e myslimane. Vecohen diskutimet e Hiresise se Tij, Mitropolitit te Zvicres, Dr. Damaskinoit, Senatorit jordanez Prof. Nasir El Din El Asad, qe eshte njekohesisht kryetar i Akademise Mbreterore te Jordanise per kulturen islame.
Ne mesazhin qe ju dergoi pjesemarresve te ketij takimi, Tereshenjteria e Tij, Patriku Ekumenik Vartholomeu thekonte nevojen e dialogut “per kapercimin e tensioneve e konfrontimeve te dhunshme midis te krishtereve dhe myslimaneve ne Azi, Lindje te Mesme, te quajturen Afrike te Zeze, por edhe te perplasjeve te pergjakura dhe teper shqetesuese midis tyre ne shume vende te ish-Bashkimit Sovjetik dhe te ish-Jugosllavise”.