4 organizata nderkombetare te krishtera kane krijuar nje sherbim te ri informacioni, me qellim qe te ngrene profilin e informacionit fetar ne te gjithe boten.
Sherbimi i Lajmeve Ekumenike Nderkombetare (ENI), do te jape sherbime te plota lajmesh, raporte te lajmeve ekumenike dhe lajme te tjera nga kishat e ndryshme. Fillimisht sherbimi do te jete ne anglisht dhe frengjisht, i planifikuar qe ne te ardhmne te shtohet edhe ne gjermanisht e spanjisht.
Sponsoret e ENI-t, qe e ka qendren ne komitetin drejtues te Sherbimit Ekumenik ne Gjeneve, jane: Keshilli Boteror i Kishave, Federata Boterore e Luterianeve, Aleanca Boterore e Kishave te Reformuara dhe Konferenca Europiane e Kishave.
ENI eshte ngritur mbi nje buxhet relativisht te vogel, prej 1 milion frangash zviceriane dhe ka 4 gazetare ne Gjeneve dhe nje rrjet modest bashkepunetoresh, por organizatat sponsorizuese shpresojne qe sherbimi do te zgjerohet 2 here ne 4 vitet e ardhshme.
Krijimi i ENI-t shenon nje hap te rendesishem per historine e lajmeve ekumenike, e cila fillon 60 vjet me pare me vendosjen e “serive informative” te Sherbimit Nderkombetar Informativ te Shtypit te Krishtere (ICPIS). Ne 1947 ICPIS u shnderrua ne Sherbimin e Shtypit Ekumenik. Botimi i fundit i Sherbimit te Shtypit Ekumenik u publikua me 31 gusht e pas kesaj iu kalua ENI-t.
Qellimi i ENI-t eshte prezantimi i lajmeve me nje ndjeshmeri te vecante per gjuhet, kulturat e traditat e ndryshme qe perbejne komunitetin boteror te krishtere. ENI do te prodhoje lajme fetare me baze te perditshme, te cilat do t’u shperndahen ne menyre elektronike, medias nderkombetare e asaj religjioze, si dhe do shtypet nje buletin i perdyjavshem.