Kungata Hyjnore eshte quajtur si Misteri i mistereve; i cili i pershkon tere misteret e tjere. Kungata eshte misteri ne te cilin buka dhe vera e blatuar ndryshohen prej Shpirtit te Shenjte ne Trupin e vertete dhe Gjakun e vertete te Zotit tone Iisu Krisht. Ne cdo mister tjeter ne therresim bekimet e Perendise ne disa elemente materiale, qe ato te shenjterohen. Ky element mund te jete uje, vaj apo dicka tjeter. Vetem ne Kungaten Hyjnore ne therrasim bekimin e Perendise mbi elementet materiale te bukes dhe veres dhe i kerkojme Atij qe jo vetem t’i shenjteroje, por t’i ndryshoje ne gjakun dhe trupin e Iisu Krishtit. Keshtuqe, kur ne marrim Kungaten, ne marrim vete Krishtin, bejme nje bashkim intim me Te dhe me jeten e perjetshme. Aq i madh eshte ky mister, sa qe ne nuk mund ta shprehim dot, por vetem falenderojme Zotin. E falenderojme per kete dhurate; sa qe edhe Kungata e Shenjte quhet Eukaristia, qe do te thote Falenderim. Ky mister, sebashku me pagezimin, jane themeluar nga vete Zoti dhe jane te lidhur ngushte me njeri-tjetrin. Pa keto dy mistere ne nuk hyme dot ne Mbreterine dhe nuk kemi Jete. Zoti tha qe po te mos lindim prej uji dhe fryme (pagezimi), nuk do te hyjme ne Mbreterine e Perendise, por edhe nese nuk ushqehemi, cfare lindi nga pagezimi nuk do te rroje. “Me te vertete po ju them: po te mos hani mishin e Birit te njeriut, dhe po te mos pini gjakun e tij, nuk do te keni jete ne veten tuaj”. (Joan. 6:53). Me pagezimin lindim ne jeten shpirterore, por me Kungaten ushqehemi. Lindja eshte vetem nje here por ushqimi duhet i vazhdueshem.
Ky mister perbehet nga dy momente te vecanta: 1) ndryshimi apo trasformimi i bukes i veres ne Gjakun dhe Trupin e Zotit, dhe 2) kungimi me gjakun dhe trupin e Krishtit. Kungata eshte nje mister i pakaluar, ne ate cfare ajo eshte dhe ne ate se cfare ajo kryen e permbush. Ne ungjillin sipas Mattheut (26:26-28), tregohet qe Iisui ne Darken Mistike, mori buken, dhe si e bekoi, e theu, e ua dha nxenesve duke thene: “Merrni e hani: ky eshte Trupi im”. Pastaj mori Potirin, edhe si u fal nderse, ua dha atyre, duke thene: “Pini te gjithe prej ketij, sepse ky eshte Gjaku im…”. E njejta gje tregohet edhe ne Ungjillin sipas Markut (14), si edhe ne ate te Lukes (22). Fjalet e Shpetimtarit ne Darken Mistike: “Ky eshte Trupi im, qe thyhet per ju, ky eshte gjaku im i Dhiates se Re, qe derdhet per shume per ndjesen e mekateve”, jane krejtesisht te qarta, dhe nuk lejojne interpretime te tjera, perveçse atij direkt, d.m.th., qe nxenesve iu ishte dhene Trupi dhe Gjaku i vertete i Krishtit. Dhe kjo eshte plotesisht ne harmoni me premtimin e dhene nga Shpetimtari ne kapitullin e gjashte te Ungjillit te Joanit, lidhur me Trupin dhe Gjakun e tij.
CFARE ESHTE KUNGATA
Kungata eshte nje takim personal me Krishtin e Gjalle, Kungimi eshte dhoma nuserore e shpirtit tone, ku ai takohet me Dhenderin Hyjnor. Ashtu sic Mirosja eshte nje Rushaje (Pentekosti) personale, ashtu edhe Kungimi eshte nje Darke Mistike personale. Ne jetojme dhe marrim ate qe jetuan dhe moren nxenesit ne dhomen e siperme ne Jerusalem, kur Zoti yne hengri bashke me ta Pashken. Shen Qirili i Jerusalemit thote: “Krishti dha tek femijet e dhomes nuserore gezimin e Trupit dhe te Gjakut te trupin e tij”. Nje tjeter nga Eterit e Kishes, Theodoreti, shkruan: “Ne ngrenien e elementeve te Dhenderit dhe ne pirjen e gjakut te tij, ne kryejme nje bashkim martesor”. Shen Ambrozi thote qe kur Trupi i Krishtit prek buzet e besimtarit, kjo eshte me te vertete nje puthje dhene shpirtit nga Krishti. Kungata eshte Eskaton, Omega, qe nderhyn ne histori, dhe eshte shijimi i te ardhmes, qielli i pranishem ne toke. Krishterimi eshte me teper se dogme apo doktrine. Eshte Krishti vete qe jeton nder ne.
ESHTE ME TEPER SE SIMBOL
Kisha gjithmone i ka besuar fjalet: “Ky eshte Trupi im…”, ne kuptimin direkt te tyre dhe jo si simbol. DIDAKIA, nje nga dokumentet me te vjeter te krishterimit, deklaron qe buka e vera jane te shenjta; ato jane ushqimi dhe pija shpirterore qe japin jeten e perjeteshme. Shen Ignati shkruan qe: “Kungata eshte mishi i Shpetimtarit Iisu Krisht, i cili pesoi per mekatet tona, dhe qe Ati ne miresine e tij e ngriti perseri”. Ai e quan Kungaten nje ilac per perjetesine (farmakon athanasias), nje antidot kunder vdekjes. Kur Iisui foli ato fjale, ai kishte nder mend pikerisht ato qe tha. Buka dhe vera qe ne marrim ne kungim jane realisht dhe jo simbolikisht, Trupi dhe Gjaku i tij. Sepse vete Iisui tha: “Sepse mishi im eshte me te vertete ushqim, edhe gjaku im me te vertete per te pire. Ai qe ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet tek une, edhe une tek ai” (Joan 6:55-56).
Shen Joan Gojarti shkruan: “Cfare eshte ne potir eshte e njejta me ate qe doli nga ija e Krishtit. Cfare eshte buka? Trupi i Krishtit.”… “buka qe une do ju jap eshte mishi im, te cilin une do ta jap per jeten e botes” (Joan 6:51). Keshtu, kur nje orthodoks merr kungaten, ai merr Trupin dhe Gjakun e vertete te Iisuit, te njejtin trup qe eci ne detin e Galilese dhe qetesoi stuhine, te njejtin trup qe me venien e duarve sheroi te verberin, te njejtin trup qe u kryqezua ne Golgotha per mekatet tona, te njejtin trup qe u ngjall dhe ndonese porta ishte mbyllur, ai hyri brenda; te njejtin trup qe u ngjit ne qiell dhe qendron ne te djathte te Atit, te njejtin trup qe do te vije te gjykoje te gjallet e te vdekurit.
PERGATITJA PER KUNGIM
Agjerimi. Kur flasim per kungimin pernjehere do na vije nder mend agjerimi. Kaq i ngaterruar dhe i keqkuptuar eshte problemi i agjerimit, sa qe shpesh edhe prifterinjte nuk jane te nje mendje; cfare ka mesuar njeri nuk meson tjetri. Ne nuk mund ne kete artikull te shkurter te sqarojme gjithcka rreth agjerimit, por do mundohemi te sqarojme gjerat kryesore. Agjerimi eshte nje disipline shpirterore qe ka per qellim te vleresoje pjesemarrjen tone ne Kungim, dhe ne asnje menyre nuk duhet te shihet si nje shfajesim per te qendruar larg potirit. Fillimisht duhet te theksojme qe agjerimi nuk eshte nje disipline qe kufizon vetem ushqimin. Te agjerosh nuk do te thote vetem te mos hash, por edhe te mos gezosh, te mos vjedhesh, te mos shpifesh, te mos kurverosh etj. Shpesh degjon te krishtere orthodhokse qe te thone se kane agjeruar te merkuren dhe te premten sepse duan te kungohen te dielen. Ne fakt agjerimi te merkure dhe te premte nuk lidhet me Kungaten. Kisha e kerkon kete agjerim edhe nese ti nuk kungohesh. Disa te tjere gjejne justifikim per te mos u kunguar ngaqe nuk kane agjeruar tere javen, apo nuk kane mbajtur nje kreshme te gjate. Nuk ka ndonje kanun qe te vendose ndonje kusht per marrjen e kungimit. Shen Nikodhim Ajoriti thote: “Nga kanunet nuk urdherohet mbajtja e ndonje kreshme para marrjes se kungates”. Eshte e vertete qe agjerimi na lartson per kungaten, por megjithe agjerimin, ne kurre nuk jemi te denje per ate. Kungata eshte nje dhurate, ne e marrim jo sepse jemi te denje, por nga miresia e Zotit. Takimi me Zotin gjithmone duhet te paraprire nga nje pergatitje, ashtu sic paraprihet cdo takim i rendesishem. Kisha kerkon nga besniket qe ata te kene mbajtur agjerimin per kungaten. Por cfare eshte agjerimi per kungaten? Nese lexojme Letren e Pare te Pavlit drejtuar Korinthianeve shohim qe ishte zakoni te hahej ne shtepi para se te shkonin ne kishe per kungim. Kjo tregon qe nuk kishte agjerim perpara, – te pakten ne ate dite. Mbas disa vitesh Kisha zhvilloi agjerimin per kungaten, qe ishte agjerimi nga ushqimi dhe pija ne mengjesin para marrjes se Kungates. Teologu orthodoks Timothy Ware shkruan: “Orthodhoksia insiston ne nje agjerim strikt perpara kungimit, asgje nuk mund te hahet apo te pihet mbas zgjimit ne mengjes”. Pra, nese ju mbani agjerimin e Kungates dhe nuk keni ndonje problem moral qe mund t’ju mbaje larg Potirit, atehere ju jeni i detyruar te merrni Krishtin, i cili blatohet ne Meshe. Tere qellimi i Meshes Hyjnore eshte pikerisht Kungimi, Takimi me Zotin. Ne kete kuptim eshte pare pergatitja e perpara, si nje perpjekje per t’u denjesuar. Mendimi qe nuk kungohem ngaqe nuk kam mbajtur nje kreshme te gjate nuk qendron. Ne nuk duhet ta shmangim kungimin kur ne mendojme qe jemi te padenje e mekatare. Pikerisht pse jemi te padenje e mekatare ne kemi nevoje per te. Duhet ta marrim per sherimin e shpirtit dhe t’i afrohemi Potirit me “frike Perendie, shprese dhe dashuri”.
RREFIMI
Edhe rrefimi duhet pare ne idene e nje pergatitjeje perpara marjes se Kungimit. Kisha nuk e ndalon ate qe do te rrefehet para cdo kungimi. Por duhet patur parasysh qe rrefimi para kungimit nuk eshte nje kusht i domosdoshem. Asnje mister nuk eshte i varur nga nje mister tjeter, por ato jane te ndertheur me njeri-tjetrin. Rrefimi para takimit me Zotin eshte pare ne idene e shprehur nga vete Zoti, qe kur vjen te flijosh ne altar dhe nese ke ndonje gje kunder vellait, shko ne fillim pajtohu me te, pastaj eja e flijo. Rrefimi eshte nje pajtim, vendos nje paqe ne shpirt dhe na ndihmon ta takojme me gezim Zotin. Prandaj edhe rrefimi nuk duhet te jete nje justifikim per t’u mos u kunguar. Ai duhet te na lartesoje per kungimin dhe jo te na largoje.
SHPESHESIA E KUNGIMIT
Ne veprat e Apostujve shohim qe te krishteret e Jerusalemit mblidheshin se bashku me Apostujt per te celebruar Misterin e Meshes Hyjnore (Vep. 2:42-47). Ne vargjet 46-47, thuhet: “Edhe perdita ishin duke pritur me nje zemer ne Hieroret, e thyenin buke neper cdo shtepi, e hanin me gezim e me kthjelltesi zemre, duke lavderuar Perendine, e duke patur hir para gjithe popullit. Edhe Zoti shtonte perdita nde kishat ata qe shpetonin”. Pra te krishteret e Jerusalemit se bashku me Apostujt kungoheshin perdite. Konfesori Job thote: “Po te jete e mundur edhe perdite lejohet kungimi, per prifterinjte dhe per laiket, per burrat e per grate, per femijet dhe per pleqte”. Shen Vasili i madh shkruan, “Eshte mire dhe e dobishme te marresh kungimin cdo dite, sepse vete Krishti thote qarte ‘ai qe ha mishin tim dhe pi gjakun tim ka jete te perjeteshme’ (Joan.6:54). Sepse kush eshte ai qe dyshon se pjesemarrja e vazhdueshme ne jete nuk eshte gje tjeter, vecse te shtosh jeten? Une vete kungohem kater here ne jave: te dielen, te merkuren, te preten dhe te shtunen, por edhe ne dite te tjera nese ka ndonje perkujtim te ndonje shenjti”. Shen Ambrozi, peshkop i shquar i Milanos, duke kritikuar ata qe nuk kungoheshin shpesh, thote: “Duhet te bejme nje jete te tille, qe te jemi ne gjendje te kungohemi perdite”. Kanunet e Kishes urdheronin qe nese dikush nuk e merrte kungaten per tre te diela rresht, pa ndonje arsye, ai duhet te ckisherohej. Kete mendim kishin te tere Eterit e Kishes dhe kjo ishte praktika e Kishes. Por, per fat te keq, nga disa arsye te caktuara historike, ne Kishe filloi nje praktike e gabuar ne lidhje me kungimin. Gjate pushtimit turk, meqenese mundesite ishin te kufizuara filloi praktika e kungimit vetem kater here ne vit; mbas kater kreshmave te medha. Per kungim kisha kerkon vetem respektimin e agjerimeve qe ajo ka caktuar dhe jo Kreshma te posaçme. Shen Nikodhim Ajoriti mori inisiativen per te rifilluar perseri kungimin e shpeshte ne Malin Athos dhe ne Kishen Orthodhokse ne pergjithesi. Ne vitin 1783 ai shkroi nje broshure “Rreth kungimit te shpeshte”. Ndonese ai u kritikua nga disa, nje dekret zyrtar i Sinodit te Konstandinopojes (gusht 1819) e pranoi parimin e tij, qe cdo besnik duhet te merrte kungimin ne cdo meshe. Tani ky eshte nje kanun zyrtar i kishes. Te marresh kungimin tre-kater here ne vit nuk eshte ndonje gje e keqe, por te ushqehesh cdo dite eshte shume e shume me mire. Sa me afer dhe sa me shpesh ta takosh Zotin aq me mire eshte dhe aq me shume shpirti eshte i ndritshem dhe i forcuar.
RENDESIA E KUNGIMIT
Per te theksuar rendesine e Kungimit po perserisim perseri fjalet e Zotit: “Me te vertete, me te vertete, po ju them juve, ne mos hengershi mishin e te Birit te njeriut, edhe ne mos pifshi gjakun e tij, s’keni jete ne veten tuaj. Ai qe ha mishin tim, dhe pi gjakun tim, ka jete te perjetshme, dhe une do ta ngjall ne ditet e pastajme” (Joan 6:53-54). Kungimi nuk eshte dicka sipas deshires. Eshte nje nevoje e domosdoshme per shpetimin sic eshte besa, pendimi, rrefimi dhe pagezimi. Duke folur per Kungaten Nikolla Kabasila thote: “Ajo eshte permbushja e te gjitha mistereve dhe jo vetem nje prej tyre… Te gjitha perpjekjet njerezore arrijne ne qellimin final. Sepse ne kete mister ne arrijme Zotin Vete, dhe Zoti Vete eshte bere nje me ne, ne me te perkryerin e te gjitha bashkimeve… Ky eshte misteri final; me larg se ai nuk eshte e mundur te shkohet dhe asgje nuk mund t’i shtohet”.
Po e perfundojme me nje pjese nga Filokalia: Nje njeri i shenjte, i cili kishte fuqi mbi demonet, i pyet njehere frymerat e liga: “Kush jane gjerat qe ju keni me shume frike tek te krishteret?” Ata i pergjigjen: “Me te vertete ju zoteroni tre gjera te medha: E para eshte ajo qe ju varni ne qafe, e dyta eshte ajo qe ju laheni ne Kishe dhe e treta ajo qe merrni ne Kishe”. Ai i pyet perseri: “Nga keto cilen keni me shume frike?” Ata u pergjigjen: “Nese ju ruani mire ate qe merrni ne Kishe (Kungaten), asnje nga ne nuk mund t’ju demtoje”. Tre gjerave iu trembeshin demonet, Kryqit, Pagezimit dhe Kungimit, por me shume i trembeshin ruajtjes se paster te Kungates Hyjnore.
Dhiakon Joan Pelushi