Kavaja, nje qytet me tradita te krishtera, ku jetojne mbi nenteqind familje orthodhokse, me kishen qendrore, te Shen Nikolles, e cila gjate komunizmit u kthye ne pallat kulture, priti gjate muajve gusht-shtator grupin katekist te Kishes Orthodhokse te Tiranes. Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, ky grup zhvilloi mesime ungjillezimi dhe katekizmi me popullin e Kavajes. U punua njekohesisht me tre grupmosha; femijet, te rinjte e te rriturit. Mesimet shoqeroheshin me diapozitiva, qe e benin te kuptueshem dhe emocional. Keto mesime, qe u kryen me perkushtim nga anagnosti Miron Cako, ngjallen interesimin e kureshtjen e shume besimtareve kavajas, te cilet i ndiqnin cdo pasdite.
Kjo pune merr vlera te vecanta, ne nje kohe kur gjendja e Kishes eshte ende delikate dhe e pakonsoliduar dhe kur grupe te ndryshme flasin kunder saj dhe Zotit Iisu Krisht. Besimtaret kavajas filluan te ndergjegjesoheshin per rendesine e te qenurit i krishtere orthodhoks dhe trashegimtare te kishes se apostujve dhe etereve tane te ndritur dhe oshenare. Me femijet u punua nga Ilia Mazniku dhe Daniel Bisha. Katekizmi u shoqerua me lojera e kenge me tematike fetare dhe zbavitese. Keto mesime u mbyllen me pagezime, te cilat u kryen nga At Kristo i Kavajes dhe At Kristo i Tiranes. Kishes se krishtere iu shtuan dhe 176 vellezer e motra.
Para se Zoti Iisu Krisht te ngrihej ne qiell, Ai i tha 12 apostujve te shkonin te predikonin ne te gjithe krijesen, Ungjillin, lajmin e jetes se perjetshme. Dhe ata dolen dhe predikuan kudo kete lajm. Mbi themelet e Ungjillit te Perendise dhe te predikimit te 12 apostujve u ndertua kisha, qe eshte Trupi Mistik i Zotit tone Iisu Krisht. Dhe kjo kishe gjate 2000 vjeteve u beri balle te gjitha stuhive djallezore te kohes, sepse per timon ajo ka Zotin e Kryqezuar dhe te Ringjallur. Me kete per udherrefyes, te rinjte katekiste shkuan kete vere ne dy fshatra te Kavajes, Greth i Madh dhe Greth i Vogel, per te ungjillezuar shpirtrat e njerezve. Kjo u be ne zbatim te porosise se Kryepiskopit Anastas, qe studentet e Seminarit orthodhoks te benin ungjillezim, secili ne zonat e tyre. Ne fshatin Greth i Madh, qe kishte 113 shtepi, shumica derrmuese orthodhokse, punuan dy studente te seminarit, Simon Avdia dhe Emanuel Bega, ndersa ne Grethin e Vogel, te perbere nga 80 shtepi orthodhokse, punuan dy studente, Josif Gjyli dhe Joan Mullai, si dhe Josif Cano. Me bekimin e Perendise katekizmi u zhvillua brenda pese javesh. Njerezit, te nguruar ne zemer nga ateizmi i gjate, filluan te afroheshin ne kishe dhe kjo u duk sidomos tek femijet dhe rinia. Puna u zhvillua gradualisht duke i njohur njerezit me Shkrimin e Shenjte. Kjo ndikoi aq shume tek besimtaret, saqe dy javet e fundit disa prej tyre kaluan agripni ne kishe.
Javen e fundit ne te dy fshatrat vendosem bazamente me kryq per te riperterirur traditen e Shenjte te Shen Kozmait, por nje nate, njerez te panjohur, u orvaten ta shkaterronin me dinamit ne Grethen e Madhe, por pa sukses. Gjithe kjo u mbyll me ardhjen ne kishen e Shen Nikolles te At Kristo Sharkos, qe pagezoi njerezit e katekizuar nga dy fshatrat, 290 vellezer e motra.
Duhet theksuar qe sot orthodhokset duhet te ndergjegjesohen jo vetem ne fshatra, por edhe ne qytetet, per te kuptuar te verteten, ate te vertete e cila u mohua ne Shqiperi per dekada me radhe. Sot Orthodhoksia ka nevoje per ungjillezues. Kjo do te ndikonte shume ne forcimin e saj. Per shkak te mosungjillezimit, harrohet kuptimi i fjaleve Zot apo Kishe, humbet kuptimi se qe te zesh me goje fjalen Zot, do te thote t’i largohesh se keqes. Humbet kuptimi qe Kisha s’eshte thjesht vend ku predikohet Ungjilli, por dhe vend sherimi shpirteror e fizik. Po keqkuptohet kuptimi i pagezimit tek ata njerez qe e bejne per interes. Ka prej tyre qe mbajne idhujtari (nuska, patkonj e brinje dashi) ne nje kohe qe neper familje ndodh qe s’gjen simbolet e besimit tone. Prandaj, Shen Joan Gojarti deklaronte para shume shekujsh se, injoranca vjen nga mosnjohja e Shkrimit te Shenjte. Sulmet kunder Kryepiskopit dhe Orthodhoksise Shqiptare ne pergjithesi e shfrytezojne kete injorance. Ndaj, gjithe seminaristet orthodhokse duhet te predikojne kudo ku jane Fjalen e Zotit, te predikojne Fjalen e Perendise se gjalle dhe jo ritin.