Gjithe ata qe mendojne se perparimi i botes varet vetem nga shkenca e teknika e ne pergjithesi, vetem nga perparimi i qyteterimit, iluzionohen. Kete na e verteton historia. Disponojme sukseset me te mahnitshme teknologjike e shkencore, po shpirterisht jemi me keq se cdo periudhe tjeter historike. Ankthi yne, agonia jone kane arritur ne nivele te rrezikshme. Pothuajse te gjithe, fshehtasi apo faqeza pyesin vetveten: ku shkojme? Ekziston vetem nje menyre shpetimi: kthimi ne burimet e orthodhoksise, ne te verteten e perplotesuar qe shfaqet vetem ne Kishe, ne Trupin e Krishtit.
Kete te vertete ndjene dhe besimtaret orthodhokse te Spitalles se Durresit, qe nepermjet nje predikimi te vazhdueshem ne 3 zona te saj, per mese 2 muaj arriten te kuptonin se me anen e Shkrimit te Shenjte njeriu fiton pasuri qe s’mund t’ia rrembej askush. Ata besimtare te thjeshte, por me bote shpirterore te pasur, te etur per te degjuar fjalen e Perendise, te derrmuar nje jete te tere per te siguruar vetem buken e gojes, kuptuan se vetem Krishti, ruajtja e porosive te Tij, jane thesare te pashtershem, qe sigurojne perjetesine.
Mallengjehesh kur te medhenj e te vegjel, burra, gra, femije, mblidhen ne shtepine e Poliksenit, Kristines, Miltiadhit etj., per te degjuar fjalen e Perendise. Brenda nje kohe te shkurter ata fillojne te kuptojne e te ndejne rendesine e mistereve te Shenjta.
Shume prej tyre u pageziuan e te gjithe kerkojne nga at Spiro Tole e at Petro Thanasi t’u bejne ajazmo ne fillim te cdo muaji, t’u beje efqeli, apo nje lutje per shendet e mbaresi. Pikerisht keta femije te vegjel, qe mesojne shenjen e Kryqit me duart e tyre te vogla; si shenje therori, shpetimi, gezimi, shenjterimi e hiri, do jene e ardhmja e sigurte, se brenda tyre, qe ne moshe te njome, marrin sigurine, te verteten absolute, qe eshte vete Krishti.
Violeta Plepi