EmailFacebookKontakt

Shen Angjelina

Angjelina ishte bija e princit te famshem shqiptar Gjergj Arianitit dhe e motra e Donikes, gruas se heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit. Princerit shqiptare te Mesjetes shquheshin edhe per lidhjet e tyre me kishat dhe manastiret. Te gjithe dine perkushtimin e familjes Kastrioti per manastirin e Hilandarit ne Malin Athos. Po ne ate manastir jetoi si murg orthodhoks, vellai i madh i Skenderbeut, Reposhi.

Familja e Arianiteve, qe zoteronte pjese te medha te Shqiperise se Jugut, ishte nje nga familjet me te degjuara ballkanike te Mesjetes. Ndaj, Gjergj Arianiti, nje princ i shquar, qe ishte nje nga te paret qe kishte mundur turqit, beri krushqira me princerit me te degjuar orthodhokse te kohes. Donika u martua me Gjergj Kastriotin, Angjelina, vajza tjeter, u martua me despotin e Serbise, Stefanin, krushqi qe miratohej edhe nga princerit e tjere shqiptare.

Angjelina shquhej qe nga feminia per butesine, miresine e zemerdhembshurine e madhe qe kishte ndaj te varferve dhe nevojtareve. Gjithmone deshironte te terhiqej e te bente nje jete te perkushtuar vetem Zotit. I pelqente vetmia dhe vizitonte shpesh kishat e manastiret. Ne ate kohe Shqiperia ishte e mbushur tere kisha e manastire, ku jetonin qindra e qindra mesues te medhenj shpirterore. Vetem Kruja thuhet te kishte patur 365 kisha, te cilat u prishen nga pushtimi barbar osmanlli. Ndoshta, nje kujtim i ketyre kishave eshte thenia popullore ne Kruje, qe ky qytet ka 366 vende te mira. Por, ashtu ishte edhe malesia Tiranes, e cila kishte kisha e katedrale te panumerta, si katedralja e Shen Stefanit ne Kojke etj.

Shume qytete tashme te zhdukur ne tere Shqiperine, ne veri dhe ne jug, ishin te famshem per jeten fetare. Numrin 365 kisha ne nje qytet e gjejme edhe ne qytetet te tjera te Shqiperise, gje qe tregon se sa shume i zhvilluar ishte krishterimi ne kete pjese te Ballkanit, dhe se cfare demi te madh i solli pushtimi turk kombit tone. Pervec shkaterrimeve materiale, u shkaterrua edhe pasuria e madhe shpirterore mbledhur neper shekuj. U dogjen kronika e libra te pazevendesueshem per historine e popullit tone, u rrenuan mijera kisha e manastire dhe per me teper, u humb identiteti dhe ideali per te cilin luftoi edhe princi me i famshem i racces shqiptare ne mesjete, Gjergj Kastrioti. Por le te kthehemi perseri tek shenjtja jone.

Edhe mbasi u martua me despotin e Serbise, Angjelina bente te njejten jete. Ndonese ishte princeshe, ajo ishte e perulur dhe e dashur me njerezit e thjeshte. Invadimi turk e detyroi Stefan Brankovicin, birin e Gjergj Brankovicit dhe gruan e tij Angjelinen te marrin rrugen e mergimit. Fillimisht ata erdhen ne Shqiperi, pastaj shkuan ne Itali. Angjelina edhe ne mergim jetonte me devotshmeri e me frike Perendie. I rriti dhe i edukoi dy djemte e saj, Maksimin dhe Joanin, me nje fryme te vertete te krishtere. Mbas vdekjes se burrit te saj, Stefanit, ajo u be murgeshe dhe ia perkushtoi jeten lutjeve, ndihmave per te varferit dhe ndertimit dhe rregullimit te kishave dhe manastireve. Nje grua besnike, nje nene e mire dhe nje e krishtere e persosur, ajo e meritoi emrin qe i dha populli, “Nene Angjelina”. Ne vitin 1476, djali i saj Joani, i rritur ne Venedik, u be perseri despot i Serbise. Ai nen shembullin e nenes se tij ju perkushtua ndihmeses se kishes. Ndihmoi manastiret ne Malin Athos, ne Shqiperi, Dalmaci e Banat. Ai ishte despoti i fundit i Serbise dhe eshte kanonizuar nga kisha orthodhokse.

Mbas vdekjes se birit te saj Shen Angjelina shkoi ne manastirin e Krushedolit, te cilin ajo e kishte themeluar. Ne ate manastir ajo beri nje jete te perkushtuar krejtesisht Zotit; jete lutje, agjerimi e ngritje shpirterore. Pushoi ne paqe ne fillim te shek. 16 dhe u bashkua me te shoqin e saj te drejte dhe me dy bijte e devotshem. Lipsanet e saj mrekullibererese, ruhen prane lipsaneve te burrit dhe te dy djemve te saj, ne manastirin e Krushedolit, ku dhe ajo vdiq, ndonese lipsanet jane demtuar pak nga turqit.

Kisha Orthodhokse e nderon kujtimin e saj ne 30 korrik.

J. P.