Shkelqesia juaj,
Konferenca e Kishave Evropiane (CEC), nje organizate e 118 Kishave anetare ne te gjitha Shtetet Evropiane, u informua ne lidhje me Projekt-Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, qe do t’i kushtohet referendumit me 6 nentor 1994.
Organizata jone eshte vecanerisht e interesuar per cdo hap te ndermarre nga Shtetet e Europiane, per te stabilizuar nje baze te shendoshe ne marredheniet Shtet-Kishe, te bazuara ne standartet dhe konventat nderkombetare. Per kete qellim, Konferenca e Kishave Evropiane, u ka shkruar kohet e fundit Ministrave te Jashtem te Qeverive te vendeve nenshkruese te Aktit Final te Helsinkit, ne lidhje me Konferencen e tanishme Permbledhese te KSBE-se ne Budapest. Ne letren tone te gushtit 1994, ne kemi komunikuar pozicionin e organizates sone ne lidhje me minoritetet nacionale, lirine fetare dhe marredheniet Kishe-Shtet, racizmin dhe ksenofobine.
Persa i perket Kushtetutes se propozuar te Republikes se Shqiperise, ne jemi te shqetesuar vecanerisht per Nenin 7, paragraf 4, i Kushtetutes se propozuar, i cili thote se kryetaret e komuniteteve te medha fetare, duhet te jene shtetas shqiptare, te lindur ne Shqiperi dhe me banim te perhershem ne te ne 20-vjetet e fundit.
Ky kusht i vecante eshte ceshtje interesimi per ne, duke marre parasysh se ai eshte kufizim i lirise fetare dhe nje kufizim i pavaresise se komuniteteve fetare ne ceshtje te organizimit te brendshem. Ky kusht bie ne kundershtim me nenin 164 te Dokumentit Perfundimtar te Takimit te Vjenes te KSBE-se (1986-1989), i cili lexon:
(16) Me qellim qe te siguroje lirine e individit, per te shprehur hapur dhe per te praktikuar fenen ose besimin, shtetet pjesemarrese, midis te tjerash do te:
(16.4) – respektojne te drejten e ketyre komuniteteve fetare:
– te krijojne dhe te mbajne vende te hapura lirisht per lutje ose grumbullim
– te organizohen vete sipas struktures se tyre hierarkike dhe institucionale
– te zgjedhin, emerojne dhe zevendesojne personelin e tyre ne perputhje me kerkesat dhe standartet e tyre respektive, si edhe ne cdo regullim midis tyre dhe shtetit, te pranuar lirisht
– te kerkojne dhe te marrin kontribute vullnetare financiare e te llojeve te tjera.
Si anetare e K.S.B.E-se, Republika e Shqiperise eshte e angazhuar te zbatoje Konventa te tilla plotesisht dhe pa asnje kufizim.
Duke njohur qellimin bujar te Nenit 7, paragrafi 1, qe afirmon ndarjen e fese nga Shteti, ne jemi te shqetesuar qe paragrafi 4, i te njejtit nen, kufizon dhe bie ne kundershtim me paragrafin 1, si ne forme edhe ne permbajtje.
Paragrafi 4 i Nenit 7 te Kushtetutes se propozuar mund te kuptohej nga komuniteti nderkombetar si nje mase diskriminuese kunder disa komuniteteve fetare ne Shqiperi. K.K.E, e cila pati nderin dhe privilegjin te numeroje KOASH-in midis anetareve te saj qe ne shtator 1992, do te kerkonte me respekt qe teksti i Kushtetutes se propozuar do te duhej te evitonte te vecnte disa komunitete fetare.
Lidhur me te kaluaren historike ne Shqiperi, ku gjate regjimit komunist veprimtarite fetare ishin te ndaluara me kushtetute dhe kleri e udheheqesit fetare u persekutuan, Kushtetuta e propozuar do te shmangte menyren e percaktimit se kush mundet ose jo te jete ne pozicionin udheheqes te minoriteteve fetare dhe nuk lejon fiksimin e periudhes per qendrimin e udheheqesve te tille.
Si rrjedhim, ne deshirojme qe te shuhen kufinj te tille me Kushtetuten e re, ose me dispozita ligjore.
Ne emer te Konferences se Kishave Europiane, ju falenderoj per vleresimin ndaj apelit tone.
Pranoni, Shkelqesia juaj, besimin e konsiderates sime me te larte.
Zhan Fisher
Sekretar i Pergjithshem i Konferences Evropiane te Kishave