Here pas here, kunder Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, u bene sulme te ndryshme, nga qarqe te ndryshme gjithfaresh, qe, si rregull, u perkasin komuniteteve te tjera fetare ose asnjerit prej tyre dhe te cilet nuk bindin aspak, se interesohen me te vertete per te miren e Kishes Orthodhokse. Nje nga “argumentet” me themelore qe perdoren, eshte se, gjoja, me zgjedhjen e Kryepiskopit me 1992 u shkel Statuti i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. Fatkeqesisht, kjo pikepamje filloi (pas veres 1993) te adoptohet edhe nga ente te pergjegjshme te pushtetit politik dhe kohet e fundit te shfaqet edhe ne deklarata te Qeverise, brenda dhe jashte vendit, ne organizma nderkombetare.
Por, a ka me te vertete shkelje? Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetjeje kritike, me seriozitet dhe me qartesi shkencore, duhen sqaruar tri aspekte:
1. Se pari, lidhet drejtperdrejt me kuadrin legjislativ dhe institucional te shtetit shqiptar. Statuti i vitit 1929, qe miratoi Kongresi i Dyte i delegateve orthodhokse, te cilet u mblodhen ne Korce (29 qershor 1929), u njoh si Ligj Shteti i kohes se Mbretit Ahmet Zogu, per te rregulluar jeten e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe marredheniet e saj me pushtetin shteteror, ne kuadrin e regjimit te atehershem ne fuqi.
Por, Statuti i 1929-es u abrogua dhe u zevendesua ne menyre definitive me 1950 nga Kongresi i Trete i delegateve orthodhokse, me qellim qe Kisha te kishte mundesine t’u pergjigjej kushteve te reja kishtare dhe juridiko-kanonike, qe ishin krijuar para Luftes se Dyte Boterore dhe ndryshimeve politiko-shoqerore qe ndodhen pas clirimit. Per hartimin e ketij Statuti te ri u mblodh kanonikisht ne Tirane Kongresi i Trete i delegateve orthodhokse (5-10 shkurt 1950), i cili hartoi Statutin e ri, dhe ky Statut, ne vazhdim, u miratua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor te Republikes Popullore te Shqiperise, me dekretin Nr.1065, date 4 maj 1950 dhe u be ligj i Shtetit Shqiptar.
Por, me Dekretin 4337, te 13 nentorit 1967, “Mbi shfuqizimin e disa Dekreteve ne baze te nenit 58, pika 6 e Kushtetutes”, pushoi se qeni ne fuqi per shtetin edhe Dekreti i vitit 1950, i cili konfirmonte ligjerisht Statutin me te ri te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.
Qe atehere nuk pati nderprerje te funksionimit te shtetit, rrjedhimisht, sot nuk mund te behet fjale se u ngjall “automatikisht” se vdekurish Statuti i 1929-es. Nese do te duhej patjeter te hynte ne fuqi ndonje Statut, atehere ky do te qe Statuti i 1950-es, i cili u “shfuqizua” me dispozitat “rreth ateizmit”, te 1967-es. Nga ana e se Drejtes Kanonike, Statuti i 1950-es eshte me i fuqishem nga i meparshmi, i 1929-es, nga fakti se u hartua nga Kongresi i delegateve orthodhokse dhe nuk u abrogua dhe as u zevendesua nga ndonje Statut tjeter i mevonshem. Por, edhe ky, perderisa u hartua ne kushtet e njohura te presionit te regjimit komunist, nuk shpreh ne menyre autentike pozitat orthodhokse. Por, ajo qe eshte absurde dhe e papranueshme juridikisht eshte fakti se, gjoja, pas abrogimit dhe zevendesimit te padiskutueshem te Statutit te 1929-es me procedura kishtare dhe shteterore te padiskutueshme te vitit 1950, papritur, pa asnje vendim Kongresi delegatesh orthodhokse dhe pa asnje baze ligjore, ne zyrat e disa funksionareve shteterore, qe nuk kane te bejne me Kishen, u ngjall se vdekurish Statuti i 1929-s, definitivisht i varrosur.
Me rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi nuk u rivune ne veprim automatikisht ligjet e periudhes se Mbretit Ahmet Zogu. U miratuan ligje te reja, per te rregulluar formen e pronesise dhe lindi domosdoshmeria e miratimit te Kushtetutes se re. Problemi eshte i qarte edhe per qytetarin e thjeshte, qe gjykon objektivisht; aq me teper per ata qe mirren seriozisht me ceshtjet juridike.
Nga ana tjeter, prove evidente, se referimi i shkeljes se Statutit te 1929-es te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise nuk eshte argument i forte juridikisht dhe nuk bind as ata qe i referohen, perben fakti se, ne menyre te perseritur, u ndermorren veprime te tjera juridike (p.sh. vjet nxjerrje ligji per komunitetet fetare). Madje, deri ne piken qe, per t’u zgjidhur “juridikisht” problemi, u desh te vihet per kete qellim, paragraf i posacem ne Projekt-Kushtetute edhe nese ai pakeson autenticitetin e lirise se dhene fetare ne Republiken e Shqiperise.
2. Aspekti i dyte i ceshtjes, eshte ai juridiko-kanonik-eklesiastik. Kisha Orthodhokse ne Shqiperi nuk u krijua me nxjerrjen e ndonje ligji shteteror. Per njezet shekuj, ajo ekzistonte, funksiononte dhe drejtohej mbi bazen e se Drejtes Kanonike te Kishes Orthodhokse, ne te cilen bazohet jeta e te gjitha Kishave Orthodhokse.
Rendesine qe ka e Drejta Kanonike Orthodhokse per zhvillimin normal te jetes se Kishes dhe te Shtetit dhe pranimin nderkombetar, e njihte mire bota politike gjate periudhes se mbretit Zog. Ndaj, per te permbushur zbrazetite qe kishte rregullimi i ceshtjes kishtare te Kishes Orthodhokse, nga vete ligji i 1929-es, synoi rregullimin e drejte te tij, me negociata shumevjecare, te cilat cuan ne aktin zyrtar te njohjes se Autoqefalise nga Patrikana Ekumenike me 1937. Qe atehere, element i ri vendimtar, ne gjithe kuadrin juridiko-kanonik qe pershkon jeten e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, eshte edhe “Tomi Patriarkal dhe Sinodik per bekimin e Autoqefalise se Kishes Orthodhokse ne Shqiperi” (12 prill 1937).
Ne baze te tij, Kisha e Shqiperise u fut kanonikisht ne gjirin e Kishave Orthodhokse Autoqefale, dhe u njoh nga orthodhokset kudo ne bote, si “Autoqefale”. Ky tekst historik, qe u pranua ne menyre zyrtare nga autoritetet kishtare dhe politike te Shqiperise (1937) dhe ne menyre te vecante nga populli, percakton (ne kundershtim me rregullimet e 1929-es) se “autoritetin me te larte administrativ, kishtar e perbejne hierarket orthodhokse ne Shqiperi, qe bejne pjese ne Sinodhin e Shenjte, me kryetar Kryepiskopin e Tiranes dhe gjithe Shqiperise”.
Nenet themelore perberese te dy Statuteve vene si pikenisje dhe rrenje parimin e padiskutueshem, se baze e ekzistences dhe Statut sublim dhe i padhunueshem i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise eshte tradita orthodhokse dhe e Drejta Kanonike Orthodhokse. Me i vjetri, i 1929-es thekson: “Art.1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, pjese e pandare e se Shenjtes Kishe, te Pergjitheshme dhe Apostolike, perbahet prej tere banoreve te Mbreterise Shqipetare, qe i besojne Krishtit dhe pohojne Simbollin e Shenjte te Fese Orthodhokse (to simvolon tis pisteos) dhe ruan te patundshme gjith sa pranon Kisha e Shenjte Lindore e Krishtit, Themelonjes dhe Krye i se ciles eshte Zoti dhe Perendia jone Iisu Krisht. Art.2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise asht e bashkuar dogmatisht dhe shpirterisht me te gjithe Patriarhit’ e Shenjta dhe me Kishat Orthodhokse Autoqefale dhe ruan, pa nonje ndryshim, si te gjitha Kishat e tjera Orthodhokse te Krishtit, burimet e besimit, Shkrimet e Shenjta dhe gojedhenat e Hireshme (Agian Grafin qe Hieran Paradhosin), si dhe Kanunet e Shenjta Apostolike dhe Sinodike”.
Neni 1, themelor, respektiv, i Statutit te 1950-es ne menyre me sinoptike nenvizon: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, pjese e pandare e Kishes se Shenjte te Pergjithshme dhe Apostolike, eshte person juridik dhe perbehet prej te gjithe orthodhokseve qe banojne brenda territorit te Republikes Popullore te Shqiperise si edhe prej atyre Shqiptareve Orthodhokse qe banojne jashte atdheut dhe ruan te pa prekeshme, si te gjithe Kishat e tjera Orthodhokse, parimet dogmatike, kanonet e hirshme apostolike e sinodhike, si edhe traditen e shenjte.” Keto nene themelore “ne as nji menyre nuk munt te ndryshohen, te modifikohen ose te abrogohen” (Statuti 1929-es, Art.63), sepse perbejne elemente percaktuese qe nje kishe lokale te jete orthodhokse. Dispozita te tjera te vecanta rrjedhin nga keto parime dhe duhet cdo here te harmonizohen me to.
Perkundrazi, shume dispozita te statutit te 1929-es jane teresisht anakronike dhe te huaja per kushtet e realitetit te sotem. Atehere, synonin haptazi te mbanin Kishen Orthodhokse te varur nga Mbreti dhe Qeveria, dicka qe sigurisht vjen ne kundershti provokuese me konceptin bashkekohor nderkombetar per lirine fetare.
Por edhe ne Statutin e 1929-es ekziston parashikimi per perballimin e nevojave te reja. Percaktohet qarte se dispozita te ndryshme te tij (midis tyre edhe nenet 15, 16, 21, 55) “mund te ndryshohen me vendim te nje kongresi tjeter” (neni 64). Kjo mundesi parashikohej qe Kisha Orthodhokse te ishte ne gjendje t’u pergjigjej kushteve te reja, me vendim te nje Kongresi tjeter.
Eshte tregues i mungeses se njohurise elementare te ceshtjeve fetare dhe te shkalles se objektivitetit qe karakterizon keshilltaret e panjohur juridiko-teologjike te Qeverise, fakti se argumentimi i derisanishem kunder Kryepiskopit u mbeshtet ne Statutin me te vjeter, te 1929-es dhe u la plotesisht ne heshtje me i riu, ai i 1950-es. Lenia ne harrese te plote e ketij eshte e qarte se eshte e qellimshme. Statuti i 1929-es percaktonte se funksionaret e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, “duhet te jene prej gjaku, gjuhe shqipetare, si dhe te kene nenshtetesine Shqiptare” (Art. 16). Ndersa Statuti me i ri, i 1950-es, kerkon vetem “te jene shtetas shqiptare…” (neni 4). Zhvillimi liberal, qe nga kushtet e vecanta te 1929-es, deri ne problemet e shoqerise shqiptare ne ndryshim te 1950-es, eshte i qarte ne ndergjegjen e orthodhokseve te Shqiperise. Dhe me tej, duket kujdesi per veshtiresite e medha te gjetjes se kuadrove gjate persekutimit, i cili sa kishte filluar dhe ishte ne zhvillim, si edhe per kushtet e reja, qe priteshin me te veshtira.
Statuti i 1950-es, si shume me i ri, ka marre gjithashtu parasysh nga njera ane pervojen e 30 viteve qe paraprijne e nga ana tjeter, parimet kanonike te Tomit Patriarkal, me te cilin ishte shpallur zyrtarisht autoqefalia me 1937. Ne pergjithesi paraqitet me i pjekur dhe ne pershtatje me traditen kishtare panorthodhokse dhe i siguron Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise me shume liri fetare dhe pavaresi sesa Statuti i 1929-es. Sigurisht edhe Statuti i 1950-es mban vulen e tutelles shteterore qe imponoi fryma e kohes. Ndaj, ne periudhen e re te demokracise, ne te cilen Feja eshte e ndare nga Shteti nuk eshte e mundur te jete ne fuqi as ky Statut.
Te gjitha procedurat qe u kryen vitet e fundit ne Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, qe nga 1991 e ketej, qe te mund te riorganizohej nga rrenojat dhe te mirrte vend te barabarte brenda sistemit te Kishave Orthodhokse Autoqefale, levizen besnikerisht ne frymen e parimeve te pandryshueshme te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, qe percaktojne nenet e para themeltare te statuteve te vjetra.
Keshtu, Kongresi i delegateve orthodhokse, qe u thirr ne Durres me 21 janar 1993, vendosi ne menyre kompetente per ceshtjen urgjente te Kryepiskopit, pas shkaterimit te plote te Kishes nga persekutimi 50-vjecar. Vazhdimesia juridiko-kanonike eshte e qarte dhe nderpritet vetem per ata qe kane padijeni te plote per te Drejten Kanonike te Kishes Orthodhokse ose qe, me predispozicion keqdashes, perpiqen te krijojne probleme iluzive.
Pra, ne kete periudhe kalimtare te riorganizimit te saj nga themelet, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise funksionon, drejtohet dhe zhvillohet mbi bazen e Kanoneve te Hirshem te Kishes Orthodhokse, qe perbejne Kushtetuten e pakontestueshme te te gjitha Kishave Orthodhokse Autoqefale.
Njohja zyrtare e Autoqefalise me 1937, mbron, qe atehere, Kishen Orthodhokse te Shqiperise nga cdo perzierje pushtetesh te tjera, qofte kur ndodhen jashte apo brenda vendit. Rrjedhimisht, do te ishte shkelje flagrante e lirise fetare, te ndermerrej ne vitin 1994 nderhyrje ne ceshtjet e brendshme te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, duke u rikthyer ne receta te vjeteruara te vitit 1922 apo 1929, ose me te tjera analoge, dhe me mosnjohje te ngjarjeve dhe rregullimeve ligjore dhe kishtare, qe jane kryer ne 70 vjetet e fundit.
Statutet e vecanta te Kishave Orthodhokse Autoqefale percaktojne kryesisht drejtimin dhe funksionimin e Kishave lokale ne kuadret shteterore ne te cilat jetojne – gjithmone ne baze te institucioneve te perbashketa shekullore te Kishes Orthodhokse. Jeta dhe funksionimi i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, ne kushtet e sotme demokratike, nuk mund te mbeshteten ne tekste statutesh pa fuqi ligjore, te cilat u bene ne kuadrin shteteror te mbreterise apo te diktatures komuniste. Do te duhet rishikim dhe, per te qene i drejte dhe i plote ky rikonceptim, presupozon ekzistencen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, e cila, sigurisht, do te respektoje lirine fetare, ne perputhje me rregullat e se Drejtes Nderkombetare bashkekohore.
Statuti i ri, pergatitja e te cilit u vendos ne Kongresin kleriko-laik te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise ne Durres (21.1.1993), duhet qe te marre parasysh raportet e reja midis Shtetit dhe Kishes, raporte keto qe ndryshojne ne menyre radikale nga ato qe ekzistonin ne kohet e meparshme. Statuti i pare, i vitit 1929, u be kur Shqiperia ishte monarki. Statuti i dyte, i vitit 1950, u be kur Shqiperia ishte shtet komunist dhe Partia ushtronte nje kontroll te plote mbi Kishen. Sot jetojme ne nje periudhe te re, ku pushteti shteteror nuk ka te drejte te nderhyje ne drejtimin e Kishes, duke qene se fete jane te ndara nga shteti dhe se Shqiperia ka nenshkruar te gjitha ligjet e sotme nderkombetare mbi lirine fetare.
3. Se fundi, eshte edhe aspekti i domosdoshmerise historiko-kishtare. Te gjitha sa iu deshen te beje Kishes Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, qe te ringjallet ne ditet tona, ia imponuan nevojat urgjente, unikale ne historine e saj. Nuk eshte e mundur qe te harrohet se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise ka qene Kisha e vetme Orthodhokse, e cila nen goditjet e pameshirshme te persekutimit ateist, ishte likuiduar plotesisht. Eshte fjala per nje ngjarje unikale ne historine kishtare. Ajo qe kerkohej pra, ishte, se si do te vinte perseri ne ekzistence nje Kishe plotesisht e shkaterruar; problem ky qe nuk ishte parashikuar nga asnje Statut. Per plotesimin e kesaj nevoje te ngutshme, duhej ndjekur nje procedure e vecante per rimekembjen e saj. Te gjitha, organizimi, pergatitja e kuadrove, ndertimi i kishave, predikimi, katekizmi, qendrat e mitropoliveve, ceshtjet ekonomike, botimet e librave fetare ne shqip, duheshin filluar nga niveli zero. Krahasimet me periudha te tjera historike (p.sh.1922, 1929), jane siperfaqesore dhe corientuese. Ne kohen e sotme, se kush do te ngarkohej me misionin e Kryepiskopit nuk ishte ceshtje pushteti, por ceshtje njohurie te shumanshme dhe sherbim kryqi.
Nga ana tjeter, zgjedhja e Kryepiskopit konkret nuk e suprimoi Autoqefaline. Perkundrazi, e siguroi. Ndaj teorive te disa teologeve, se Autoqefalia e Kishes Shqiptare ne thelb u suprimua me persekutimin e zgjatur dhe me mosekzistencen e Sinodit te ierarkeve, Patrikana Ekumenike, me respekt dhe ndjeshmeri te vecante per realitetin shqiptar, nxitoi te theksonte se mbeshtete absolutisht Autoqefaline e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe, pas kerkeses se perfaqesuesve te orthodhokseve te Shqiperise, ofroi zgjidhje konkrete.
Kete zgjidhje e ka perqafuar shumica derrmuese e orthodhokseve te Shqiperise, pavaresisht nga origjina dhe ne menyre te perseritur ka deklaruar se eshte e bashkuar me besim te plote rreth personit te Kryepiskopit. Kete unitet nuk arriten ta thyenin planet e njepasnjeshme te qarqeve te ndryshem, qe monopolizuan mjetet e informacionit.
Mungesa e Sinodit te Shenjte te hierarkeve perben tashme nje boshllek te madh ne strukturen shpirterore dhe administrative te Kishes sone, i cili duhet te mbushet sa me shpejt. Kur ne Shqiperi, per breza te tere, njerezit mbeten pa edukim elementar fetar, sigurisht, nuk eshte e mundur ne pak vjet te gjenden persona te pershtatshem, dhe madje njerez te pjekur, te pamartuar, te arsimuar, per te marre persiper pergjegjesine kolosale te Episkopit Orthodhoks. Sado qellimshmeri politike qe te ekzistojne nuk eshte e konceptueshme se mund t’i ngarkoheshin ndonjehere detyra drejtori dhe organizatori te spitalit ose te kirurgut kardiolog, nje infermieri, vetem e vetem per t’u permbushur ceshtja e nenshtetesise. Lenia e mundshme e Kishes pa Kryepiskop e ben ate jo “autoqefale” por krejtesisht “aqefale” (pa koke). Sepse eshte parim themeltar i Kishes Orthodhokse, se nuk ekziston Kishe lokale pa episkop. Dhe sigurisht, as orthodhokset shqiptare dhe as kishat e tjera orthodhokse nuk kane ndermend te pranojne zgjidhje jo orthodhokse per nje problem themelor orthodhoks.
Kete zgjidhje kalimtare, te krijimit, deri ne konsolidimin, e brezit te ri te kuadrove vendas te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, e pranuan njezeri te gjitha kishat e tjera te botes, dhe pa asnje perjashtim kane njohur udheheqjen e sotme te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. Por edhe me gjere, e ka pranuar sot pa rezerva bota e krishtere, si Kisha Katolike ashtu edhe Konferenca e Kishave Evropiane dhe Keshilli Boteror i Kishave.
Nje provokim i mundshem i nje trazire artificiale – me argumente te ndryshem – do te traumatizonte rrezikshem Kishen Orthodhokse Autoqefale te shumevuajtur nga persekutimet e egra, do ta izolonte perseri nga komunikimi panorthodhoks dhe nderkishtar, do te krijonte ne kete periudhe kritike probleme fetare me te pergjithshme, te teperta dhe te veshtira per t’u zgjidhur. Por edhe do te ekspozonte boterisht demokracine e sotme shqiptare, lidhur me konventat nderkombetare ne fuqi per lirine fetare. Ne te kunderten, me ritmin e qendrueshem dhe frymen paqesore me te cilat zhvillohet sot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise kontribuon ne prosperitetin, paqen, stabilitetin dhe ne perparimin e tere shoqerise shqiptare dhe me gjere, te Ballkanit.
* Kjo ligjerate u mbajt per intelektualet orthodhokse ne Kishen Katedrale te Tiranes, me 2 nentor 1994, ku merrnin pjese edhe intelektuale orthodhokse te Korces, Durresit, Beratit, Shkodres etj.