EmailFacebookKontakt

Takim i ngrohtë me intelektualët orthodhoksë

Më datë 2 tetor, besimtarët orthodhoksë durrsakë, që kishin mbushur kishën e Shën Gjergjit, patën midis tyre Kryepiskopin Anastas. Pas Liturgjisë Hyjnore, në mjediset e kësaj kishe, u zhvillua takimi i shumëpritur i intelektualëve orthodhoksë durrsakë me Fortlumturinë e Tij. Në të u theksua nevoja e grupimit të intelektualëve sipas specialiteteve; inxhinierë, arkitektë, mjekë, arsimtarë (për edukimin fetar) sipas zonave, të cilët do të mund të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin e KOASH. Gjithashtu u theksua nevoja që krahas Lidhjes së të rinjve, grave, intelektualëve, në fshat e qytet, të krijohen lidhje të familjeve orthodhokse me grupe pune që do të luajnë rolin e tyre jo vetëm për forcimin e besimit.

Në takim u theksuan prej pjesëmarrësve vështirësitë që hasen për miratimin e marrjes së trojeve për ndërtim kishash, që duken qartë në pamundësinë e deritanishme të ngritjes së kishës për Durrësin. Kryepiskopi Anastas theksoi organizimin e një takimi kombëtar të intelektualëve besimtarë orthodhoksë.

Në fund të takimit, Fortlumturia e Tij zhvilloi takime me përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të partive të ndryshme politike.

Petraq Jorgoni

Ndërtesa e re e Kryepiskopatës në Tiranë, e cila do strehojë për here të pare gjithë zyrat kryesore te Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë