EmailFacebookKontakt

“Kërkojmë heqjen e pikës 4 të nenit 7 të Projekt-Kushtetutës”

Presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha
Kryetarit të Parlamentit, z. Pjetër Arbnori
Kryeministhit të Shqipërisë, z. Aleksandër Meksi
Këshillit të Përgjithshëm të KOASH

Për dijeni:
Konferencës së Kishave Evropiane
Këshillit Botëror të Kishave
Patriarkanës së Konstandinopojës
Komitetit të Helsinkit

Ne orthodhoksët beratas, të mbledhur sot, më 23 tetor 1994, në Kishën e Shën Spiridhonit, u shprehëm njëzëri dakord me Promemorien e Këshillit të Përgjithshëm të KOASH, drejtuar juve më 18.10.1994.

Kërkojmë heqjen e pikës 4 të nenit 7 të Projekt-Kushtetutës së Shqipërisë, që bie ndesh me të gjitha ligjet demokratike kombëtare e ndërkombëtare dhe sidomos, me faktin se feja është e ndarë nga shteti.

Nuk lejojmë ndërhyrjen në punët e Kishës sonë dymijë-vjeçare. Problemet dhe hallet e Kishës i zgjidhim vetë ne orthodhoksët, shqiptarë.

Ne, orthodhoksët shqiptarë, jemi patriotë shqiptarë dhe do t’i zgjidhim problemet e Kishës si patriotë shqiptarë.

Kryehirësia e Tij, Imzot Anastasi, që e konsiderojmë si njeri të shenjtë të Kishës së Krishtit, është dhe do të jetë Kryepiskopi i KOASH-it, udhëheqësi ynë fetar shpirtëror. Edhe sikur emri i Tij, titulli i Tij të hiqet nga listat e Precidencës, Parlamentit, e Qeverisë, – Ai do të mbetet Kryepiskopi ynë.

Ju shprehemi sinqerisht se nuk kemi asnjë vërejtje tjetër për Projekt-Kushtetutën, se jemi plotësisht dakort me të, se do të themi “PO” në qoftë se hiqet pika 4 e nenit 7.

Presim miratimin e kërkesës sonë para, datës 6 Nëntor 1994.

Besimtarë Orthodhoksë të Beratit

Berat, me 23 tetor 1994

Për komisionin e zgjedhur:
Xhovan Kajana, Vangjel Xhokaxhiu, Hilda Sylari, Thoma Koxhaku, Josif Pushi, Pandi Shulla, Mihai Kruti, Pandi Gjika, Miltiadh Veveçka, Ilia Zaka, etj.