Kërcënimi ndaj Kryepiskopit është i fundit në një seri problemesh të mëdha me të cilat ndeshet Kisha. Në qershorin e këtij viti këshillat drejtuese të Kishës u ankuan publikisht, për “kufizime të çuditshme të lirisë fetare ndaj nesh”.
Këshillat u ankuan se shumë prona, duke përfshirë edhe manastirin e Ardenicës, “vendi më i shenjtë” i Shqipërisë, i marrë Kishës gjatë sundimit komunist, nuk i janë rikthyer ende në pronësi të Kishës.
George Tsetri, që përfaqëson Patrikanën Ekumenike në qendrën e Këshillit Botëror të Kishave në Gjenevë, deklaroi sot për ENI-in: “Cdo krizë që do të çonte në dëbimin e një Kryepiskopi të zgjedhur kanonikisht, do t’i sjellë vështirësi të mëtejshme një kishe, që ka vuajtur martirizimin në vitet e regjimit të pamëshirshëm ateist, pikërisht kur Kisha po merrte veten dhe fillonte misionin e vet për mirëqenien e popullit shqiptar”.
Elisabeth Salter, e Komisionit të Kishave mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të Këshillit Botëror të Kishave tha: “Në fund të sundimit komunist, kishin mbetur vetëm 6 priftërinj orthodhoksë në Shqipëri. Kryepiskopi Anastas u caktua të ndihmojë të ringjallë Kishën dhe Këshilli Botëror i Kishave e ka mbështetur atë. Kryepiskopi Anastas anëtarësoi Kishën në Këshillin Botëror të Kishave, që u krye në janar të këtij viti në mbledhjen e Këshillit Qendror në Johanesburg.”
Edmond Doogue
(Ecumenical News International; Gjenevë, 13, tetor, 1994)