Mesazhe mbështetjeje për Kryepiskopin Orthodhoks të Shqipërisë kanë arritur në qendrën e Kishës në Tiranë, pas deklaratave të Presidentit shqitar, z. Sali Berisha, i cili, gjatë një konferencë shtypi, më 10.10. 1994, deklaroi se prania e Kryepiskopit ishte “e përkohshme” në Shqipëri. Kjo deklaratë vjen në një kohë tensioni në rritje midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe pason një seri incidentesh midis vendeve.
Kryepiskopi, i lindur grek, vazhdimisht ka drejtuar thirrje për përmbajtje dhe ka bërë progres të shquar në restaurimin e jetës së Kishës në vend që nga zgjedhja e tij më 1992. Pas kolapsit të rregjimit komunist mbetën vetëm 6 nga të 365 klerikët e KOASH.
Kryepiskopi Anastas, i cili është një teolog e udhëheqës misionar i shquar botërisht, ka krijuar 70 enori gjatë 2 viteve të fundit dhe Kisha restauron ose rikonstrukton shumë nga 1600 kishat e saj të shkatërruara. Autoritetet shqiptare kërkojnë të imponojnë udhëheqës shqiptarë për të gjitha grupet fetare në vend, dhe një Kushtetutë e re, e shtruar për aprovim më 6 nëntor, përfshin një klauzolë që e specifikon këtë, megjithëse Kisha dhe Shteti do të jenë ligjërisht të ndara.
(Orthodox Press Service; No. 43, 23. 20. 1994, France)