EmailFacebookKontakt

Shpirtra të arta

Për shpëtimin tënd, nuk mjafton të dhurosh në Kishë, Potir të Shenjtë me gurë të çmuar!..

Nëse do që të nderosh Krishtin, T’i dhurosh shpirtin tënd. Për atë u kryqëzua. Bëje atë të artë. Atë dëshiron.

Nëse shpirti yt vazhdon të jetë plumb dhe baltë e ndyrë, çfarë do të të vlejë Potiri i Shenjtë prej ari?

Pra, jo enë të shenjta prej ari dhe të çmuara, por së pari shpirtëra të arta. Këto do Krishti. Dhurata tuaja të jenë të ardhura të ndershme; nga duar të pastra.

Kisha nuk është argjendari.

Panair engjëjsh është! Shpirtëra të pastra! Shpirtëra të arta.

Shën Joan Gojarti