Përsa i përket lajmit të rremë të transmetuar në RTSH dhe në ndonjë organ shtypi, sqaroj sa më poshtë:
Të dielën më 25.9.94, në kohën që po kryhej Liturgjia e Shenjtë e së dielës, në Kishën Katedrale të qytetit të Korçës erdhën dy persona me aparate xhirimi në duar, që kërkuan të hyjnë në kishë. Epitropët, që ndeshin në hyrje, i drejtuan tek unë.
Pasi u takuam, i pyeta se cilët ishin. “Neve na kanë thënë të xhirojmë meshën”, – më thanë dy të panjohurit dhe pas një përsëritje të pyetjes nga ana ime, u përgjigjën se ishin nga Drejtoria e RTSH. Atëherë i pyeta për urdhërin e xhirimit. Përgjigjja ishte se s’kemi nevojë për urdhër nga askush. Jeni të autorizuar dhe fuqiplotë të hyjmë kudo.
Unë vërejta se, në atë moment besimtarët ishin në lutje dhe nuk duhet t’i shqetësonin. Po të doni mund të xhironi më vonë dhe i ripyeta:”Përse e doni këtë kasetë?”. “Atë e dimë ne, m’u përgjigjën. – Mos vallë prisni urdhëra nga Janullatosi?” Pas kësaj ata filluan të përdorin fjalë të ulëta e të rënda dhe për pak sa nuk ndodhi ndonjë sherr me besimtarët e revoltuar prej këtij qëndrimi fyes, gjë që u shmang nga maturia e besimtarëve të moshuar.
E theksoj, se nuk është e vërtetë se kam thënë unë se duhet leja e Kryepiskopit, siç u tha nga zëra të rremë. Isha kundër xhirimit, sepse isha i bindur se ai binte në atë moment ndesh me rregullat e kishës dhe misteret e shenjta.
Protopresviter
At Kristo Raci
Korçë
(Më sipër janë botuar disa fragmente nga letra e tij)