EmailFacebookKontakt

“Humbja do të jetë për gjithë Shqipërinë”

– Patriku Ekumenik Vartholomeu, i pyetur për zhurmën që bëhet rreth largimit të mundshëm të Kryepiskopit Anastas, u përgjigj:-

“Kryepiskopi Anastas është një personalitet i ndriçuar. Nuk merret fare me politikë. Kryen një vepër të rëndësishme, të mrekullueshme kishtare, fetare, humanitare, kulturore. Dhe është i denjë për çdo ndihmë dhe mbështetje. Nëse do të dëbohet nga Shqipëria, do të jetë humbje për vetë Shqipërinë, dhe jo për të. Ai njeri ka një vlerë të tillë, që, kudo që të vejë, do të ofrojë shërbime të mëdha. Por, do të jetë e madhe humbja e një personaliteti të tillë për Orthodhoksët e Shqipërisë, për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për gjithë Shqipërinë.”

21.10.1994