Grupi i katekizmit nga Seminari Teologjik i Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë, i përbërë prej 8 vetash, zhvilloi gjatë gushtit mësime intensive katekizmi në fshatrat Rrupaj, Krutje dhe Kadiaj. Si rezultat i kësaj pune, nën udhëheqjen e frymës së shenjtë të Zotit tonë Iisu Krisht dhe me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë u pagëzuan rreth 400 besimtarë. Pagëzimet u kryen nga At Martini, At Kristo dhe në Krutje e Kadiaj edhe nga prifti i zonës, At Sotiri.
Kjo veprimtari katekizmi po vazhdon tani edhe në zona të tjera dhe lutemi, që me fuqi të Perëndisë, ta çojmë më tej edhe me mbështetjen e vëllezërve të tjerë të Seminarit, si edhe të vetë besimtarëve.
Pamje nga pagëzimet në fshatra