Shën Sofia që, ngrihet në Stambollin e sotshëm, dje Konstandinopoja e Bizantit, e ndërtuar në shek. VI, është dëshmia më e rëndësishme e ndërtimeve orthodhokse të kultit. Sot, në tërësinë e saj është larg paraqitjes në së jashtme me karakteristikat origjinale, për shkak të shtesave, kryesisht, të epokës turke.
Të dhëna historike
Para se të arrinte në formën përfundimtare, Shën Sofia pati dy stade paraprirëse. Sipas dokumenteve mund të përcaktohet se Kisha e parë u ndërtua në kohën e Perandorit Konstanc, të Birit të Konstandinit të Madh. Ajo u përurua në vitin 360 pas Krishtit. Emri i parë që iu dha ishte Megali Eklisia (Kisha e Madhe). Emri Shën Sofia nuk ka lidhje me ndonjë shenjt, por është vetëm një përcaktim për personin e dytë të Trinisë së Shenjtë. Epiteti Sofia, nga teologët e shek. IV, ishte një atribut që i jepej Jisu Krishtit, për të dëshmuar “Diturinë Hyjnore”.
Kisha e parë u shkatërua gjatë një kryengritjeje në vitin 404. Atëhere, perandori Thodhosi II ngriti një kishë të re, që u përurua më 415. Gjatë gërmimeve që u bënë më 1935, u zbuluan disa mbeturina të saj. Nuk dihet gjatësia e kësaj kishe, ndërsa gjerësia arrinte në 60 m. Ajo u shkatërrua gjatë një kryengritjeje tjetër, asaj të Nikas, në vitin 532. Pas shtypjes së revoltës, Perandori Justinian dha urdhër të ndërtohej një kishë e re madhështore dhe bëri gjithçka që të përfundorrte sa më shpejt, duke përdorur gjithë burimet që kishte Perandoria Biznatine. Nën drejtimin e arkitektëve më të famshëm të epokës, punuan 100 mjeshtër dhe mbi 10 mijë punëtorë. Punimet ecën me një shpejtësi të paimagjinueshme për ato kohë: filluan më 23 shkurt 532, për të mbaruar më 27 dhjetor 587. Ditën e përurimit, pa respektuar rregullat, perandori hyri me shumë emocion në kishë dhe duke bërë aluzion për Tempullin e Solomonit në Jeruzalem, nuk u përmbajt por thirri “Solomon je i mundur”. Pas kësaj date bazilika pësoi shumë prej tërmetesh e zjarresh; por çdo herë u restaurua, duke u plotësuar me kontrafortet imponente e deri tek minaretë e shtuara, pasi Sulltan Mehmeti II, që pushtoi Konstandinopojën, e ktheu në xhami. Të githë mozaikët ikonografikë, për të respektuar ligjin islamik, i cili nuk lejonte paraqitjen e figurave njerëzore, u mbuluan me suva në shek XVI.
Në vitin 1935 Shën Sofia u kthye në muze, dhe më pas u bënë mjaft zbulime të mozaikëve të mrekullueshëm me tema fetare të epokës bizantine, por presionet e grupeve ekstremiste fetare, nuk e lejuan të përfundonte rikuperimi i tyre. Ndaj, sot Shën Sofia është një muze, gjysmë Kishë e gjysmë Xhami, por një xhami e veçantë, pasi edhe gjatë funksionit si e tillë, u quajt gjithonë Shën Sofi…
Karakteristika të përgjithshme
Pasi kalon portën perandorake, ku ende ndodhen pjesë të kryqeve me të cilat dekorohej, gjendesh në sallën kryesore. Sapo hyn, vizitorin e lë pa frymë hapësira e jashtëzakonshme, që përfundon në kupolën giganteske e shtyllat madhështore prej mermeri. Ndjen frikë perëndie dhe dëshirën e pandalshme të bësh kryqin dhe të lutesh.
Kupola është 55.60 m lart nga toka dhe 31.36 m diametër. Ajo ka humbur formën e saj origjinale të rrumbullakët, për shkak të tërmeteve e restaurimeve që i pasuan. Brenda është veshur me mozaikë, të mbuluan më pas me mbishkrime të kuranit.
Eshtë konceptuar mbi 4 harqe gjinganteske, që e shkarkojnë peshën në 4 kollona. Në ndërtesë ekzistojnë 107 kollona, nga të cilat 67 në galeritë dhe 40 në pjesën fundore.
Me kohë, duke parë dëmet e shkaktuara nga zhvendosjet e terrenit, u shtua kontraforte në gjithë paretet, për të përballuar shtyrjet e jashtme nga pesha e ndërtesës.
Distanca nga porta Perandorake deri te abisida është 79.30 m, ndërsa gjatësia e efektive e ndërtesës është rreth 100 m. Hapësira qëndrore është 32.27 m e gjerë, ndërsa gjerësia e përgjithshme është rreth 70 m. Si rrjedhojë, sipërfaqja e ndërtesës është rreth 2500 m2, duke e vënë atë midis 4 kishave më të mëdha të botës.
Pamje e përgjithme e Shën Sofisë