Më 24 gusht, në manastirin e Kolkondasit të Fierit, u festua Panairi i Shën Kozmait. Që mbrëmjen e datës 23, siç është tradita, u mblodhën për të marrë pjesë në këtë ditë të shenjtë rreth 2 mijë besimtarë, të ardhur nga Fieri, Berati, Lushnja, Vlora, Durrësi, Tirana etj. Ndodheshin edhe një numër i madh studentësh të Shkollës sonë Teologjike, të cilët, për tërë natën, predikuan mes besimtarëve.
Të nesërmen, panairi u mbyll me liturgjinë e celebruar nga At Jani Trebicka, pas të cilës besimtarët u larguan, të bindur se merrnin me vete bekimet e shenjtit.