Mëngjesi i 8 shtatorit erdhi në Ardenicë mes jehonës së këmbanave, që ftonin besimtarët në festën e shënuar të Lindjes të së Tërëshenjtës Mari. Shumë prej tyre kishin ardhur që një ditë më parë, për të kaluar një natë me lutje. Traditat e këtij festimi janë shekullore, por panairi s’mund të zhvillohet dot normalisht për shkak të vazhdimit të okupimit të mjediseve nga Turizmi.
Sivjet ishte edhe një arsye më shumë për të festuar – 250 vjetori i realizimit të ikonostasit të mrekullueshëm të Manastirit.