Sa njerëz e kalojnë ditën pa ngrënë ushqim? Nëqoftë se ne nuk hanë, njerëzit shpesh ndihen të lodhur dhe të dobët sepse i nevojitet ushqim për të forcuar trupat e tyre. Në mënyrë të ngjashme, Kisha Orthodhokse e ka parë Ungjillin si ushqimin shpirtëror. Ashtu si nuk mund të jetojmë pa ushqimin fizik, jeta jonë shpirtërore do të thahet ose do të mbesë e papjekur nëse nuk e forcojnë çdo ditë me ushqim shpirtëror. Kisha Orthodhokse na mëson se një nga rrugët më të rëndësishme ndërmjet së cilës vjen ndriçimi shpirtëror, është leximi i përditshëm të Ungjillit.
Shkrimet e Shenjta kanë qenë një nga thesaret më të mëdha të trashëgimisë orthodhokse 2000 vjeçare. Eshtë burimi qendror i së vërtetës dhe faktori më krijues pas adhurimit, doktrinës dhe praktikës së Kishës. Ndaj, Shën Isak Siriani thekson që blloku i ndërtesës më të madhe për themelin e jetës sonë shpirtërore dhe ecjes është koncentrimi në Ungjill dhe urtësinë e tij. Shën Klementi i Akademisë shkruan: “Për ata të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në shenjtëri, ka një ushtrim të veçantë në fjalën e Perëndisë”.
Edhe shumë Etër të tjerë të Kishës u bënë shenjtorë të mëdhenj duke lexuar, duke mësuar dhe duke zbatuar Shkrimet e Shenjta. Shën Joan Gojarti besonte kaq shumë në rëndësinë e Ungjillit, saqë e bëri praktikë të lexonte letrat e Apostull Pavlit se paku 2 herë në javë, dhe disa herë tre ose katër herë në javë, në mënyrë që të ushqente tufën me shkrime.
Shën Serafimi i Sarovit, një nga shenjtorët rusë të shekullit të 19-të, lexonte të katër Ungjijtë çdo javë, së bashku me shumë Letra apo Vepra të Apostujve. Ai thoshte, që unë e bëj këtë sepse “Unë kam nevojë të bisedojë me Zotin, dhe të mbaj në mendjen time jetën e tij dhe vuajtjet, dhe ditë e natë unë lavdëroj dhe i jap falenderime Shpëtimtarit tim për të gjitha mëshirat e Tij, që janë derdhur mbi njerëzimin dhe mua, një prej të padenjëve”. Shumë besimtarë orthodhoksë sot e kuptojnë rëndësinë e Ungjillit në jetët e tyre, por fatkeqësisht nuk e vënë në praktikë idenë e leximit të Ungjillit çdo ditë, për ushqim ditor. Nuk është mirë që dikush të flasë për rëndësinë e Ungjillit n.q.s. ai nuk fillon aktualisht të lexojë dhe të mësojë prej tij. Shën Joan Gojarti thotë: “Shkrimet nuk na janë dhënë që ne t’i kemi në libra, por që ne t’i gdhendim në zemrat tona. Mëso mirë Ungjillin, sepse shkaku i të gjithë të këqijave është mosnjohja e shkrimit”.
Kur Shën Kozmai i Etolisë udhëtoi nëpër fshatrat e Shqipërisë, në shekullin e 18-të, ai shpesh u thoshte njerëzve të mblidheshin në grupe me nga 5 ose 10 dhe të fillonin të lexonin dhe diskutonin Ungjillin e Shenjtë. Ai e dinte se njohuritë e Ungjillit nuk ishin vetëm për priftërinjtë dhe drejtuesit e Kishës, por për çdo besimtar të pagëzuar. Ai dëshironte që çdo person të zbulonte të njëjtin thesar që ai kishte gjetur. Ai shpesh do të thoshte: “Studioni Ungjillin e Shenjtë, sepse unë kam gjetur në të shumë mësime, të cilat janë të gjitha perla, diamante, thesare, gëzim, kënaqësi, – jeta e përjetshme”.
Nëpërmjet leximit të Ungjillit, besimtarët orthodhoksë fitojnë fuqinë të mundin Djallin me të gjithë tundimet e tij. Shën Joan Gojarti na mëson që “Ne duhet të shuajmë deri në fund vrullin e djallit me leximin e vazhdueshëm të Shkrimeve Hyjnore. Sepse nuk është e mundur për cilindo të jetë i shpëtuar pa marrë vazhdimisht përfitimin e leximeve shpirtërore”. Shën Jeramin thekson se, “Injorimi i Shkrimit, është injorim i Krishtit”. Dhe Shën Inosenti, misionar i madh rus, i cili çoi besimin orthodhoks në tokat e Amerikës në shek. e 18-të, nxiste të gjithë besimtarët të “studionin me kujdes themelet mbi të cilat është ndërtuar kristianizmi orthodhoks, domethënë, Shkrimin e Shenjtë. Shumë kristianë (ose më mirë njerëzit e pagëzuar) kanë humbur dhe janë duke humbur tani, sepse ata nuk duan dhe nuk dëshirojnë t’i kushtojnë kujdes themeleve të besimit tonë orthodhoks. Cilido që përçmon këtë detyrë nuk do të ketë mbrojtje në gjykimin e frikshëm.”
Shën Tihoni i Zandokut, një nga shenjtorët më të mëdhenj të Rusisë, thotë këtë gjë rreth leximit të Shkrimit të Shenjtë: “Nëqoftë se një mbret tokësor ju shkruan një letër, a nuk do ta lexonit atë me gëzim? Sigurisht, me gëzim të madh dhe me vëmendje të madhe. Ju është dërguar një letër, jo nga një drejtues tokësor, por nga Mbreti Qiellor. Dhe akoma shumë nga ju e përbuzin një dhuratë të tillë, thesar i paçmueshëm… Sa herë që lexoni Ungjillin kuptoni se Iisu Krishti vetë është duke folur me ju. Dhe ndërsa ju lexoni, ju jeni duke u lutur dhe duke folur me të”.
Në cilën kategori bëjmë pjesë ne? A e marrim çdo ditë thesarin e Shkrimit të Shenjtë, apo jemi si një person i cili e mban, por aktualisht kurrë nuk e përdor atë. Ungjilli është një kraharor thesari i mbushur me diamante, xhevahire, ar, argjend, dhe pasuri pa masë. Megjithatë, një kraharor i tillë thesari nuk na bën mirë ne nëqoftë se ne kurrë nuk e hapim dhe të përdorim këtë pasuri të ndryshojnë jetën tonë. Le të mos flasim thjesht për këtë thesar, le të hapim Ungjillin dhe të fillojmë të përdorim këtë pasuri në jetën e përditshme.
Këto fjalë të shkurtra janë një sfidë për çdo lexues për të menduar rreth udhëtimit tuaj kristian dhe të vlerësojmë nëse ju jeni duke u përdorur këtë burim që është i vlefshëm për ju. Filloni sot të lexoni Ungjillin. I kushtoni 10 ose 15 minuta çdo ditë leximit dhe meditimit në një kapitull të Dhiatës së Re. Nëqoftë se ju nuk e keni lexuar Ungjillin më parë, filloni me një nga Ungjijtë (Mattheu, Marku, Luka ose Joani). Këto libra përshkruajnë jetën dhe mësimet e Iisu Krishtit. Pas kësaj lexoni letrat e Apostull Pavlit. Pasi keni lexuar të gjithë Dhjatën e Re, shkoni në Dhjatën e Vjetër dhe mësoni rreth rrugëve të panumërta që Perëndia ka treguar dashurinë e tij për njerëzimin nëpërmjet historisë. Nëqoftë se e provoni këtë sfidë sot, ju do të filloni udhëtimin më emocionues të jetës tuaj – udhëtimin e rritjes në njohuritë tuaja dhe dashurinë e Zotit tonë, Perëndisë dhe Shpëtimtarit Iisu Krisht!
Luka Veroni