Në fund. Psalm i Davidit.
O Zot, mos më qorto në zemërimin tënd, as mos më ndëshko në mërinë tënde.
Ki mëshirë për mua, o Zot, se krejt i pafuqishëm jam; shëromë, o Zot, se eshtrat e mi u drodhën. Edhe shpirti im po dridhet fort; dhe ti, o Zot, deri kur?
Kthehu, o Zot, çliroje shpirtin tim, shpëtomë, për hir të përdëllimit tënd.
Se ndër të vdekurit s’ka kush të të kujtojë; dhe në Hadh kush do të të lavdërojë?
U lodha në rënkimet e mia; çdo natë me lot do ta laj shtratin tim dhe me lotët e mi do ta lag shtresën time.
Syri im u drodh nga zemërimi, u plaka për shkak të gjithë armiqve të mi.
Largohuni nga unë, gjithë ju që bëni paudhësi; se Zoti e dëgjoi zërin e klithmës sime.
Zoti e dëgjoi lutjen time, Zoti e priti faljen time.
U turpërofshin dhe u dridhshin fort gjithë armiqtë e mi, shpinën kthefshin dhe fort shpejt u turpërofshin!