Në vazhdim të aktivitetit të saj bamirës, në ndihmë të më të varfërve dhe më të pafavorizuarve, në muajt qershor-korrik, zyra e “Dhiakonisë së dashurisë” ka shpërndarë këto ndihma:
– Në 19 qershor u dha një sasi qumështi për azilin e pleqve të qytetit të Tiranës, me një vlerë rreth 50 000 lekë.
– Më 27 qershor u shpërnda, përsëri qumësht, për disa familje të varfra të Tiranës, në bashkëpunim me grupin e grave orthodhokse, me një vlerë 150 mijë lekë.
– Më 4 korrik, u shpërndanë 165 pako me veshje ndihmë në zonën e Valiasit, për banorët e emigruar nga Veriu, që janë në kushte shumë të vështira jetese. Ndihma të këtij lloji si dhe me ushqime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
– Më 14 korrik, në fshatin Nezhan të Elbasanit, kjo zyrë u erdhi në ndihmë me produkte ushqimore 102 familjeve. (Ky është një fshat shumë i thellë dhe me të ardhura shumë të ulta).
Andrea Ceça