EmailFacebookKontakt

Vejusha e varfër (Lluk. 21,1-4)

Pastaj, kur ngriti sytë, (Krishti) pa disa të pasur që po hidhnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit. Pa edhe një grua të ve të varfër që hodhi dy të holla; dhe tha: Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë e varfër ka hedhur më shumë nga të gjithë; sepse të gjithë këta hodhën tek dhuratat e Perëndisë nga teprica e tyre; kurse kjo hodhi gjithçka kishte të nevojshme për të jetuar.

(Lluk. 21,1-4)