Athinë
Ekspozita “Dyert e misterit”
Më 30 qershor u mbyll në Athinë ekspozita “Dyert e Misterit”, e cila qëndroi hapur në galerinë kombëtare që nga 14 prilli. Në të ekspozoheshin thesare të çmuara të artit bizantin nga Rusia dhe Greqia, si ikona, enë të shenjta, veshje arkieratike të qëndisura me fije ari, libra Ungjilli etj. Kjo ekspozitë ishte hapur më përpara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa shtete të Europës. Gjatë gjithë kohës që ekspozita qëndroi hapur interesimi për të qe jashtëzakonisht i madh, si nga vendasit ashtu edhe nga turistët, që mahniteshin me vlerat dhe spiritualitetin e saj.