EmailFacebookKontakt

Liturgji në Kishën e Shën Prokopit

Më 10 korrik, me rastin e festës së Shën Prokopit, Shenjtit mbrojtës të besimtarëve orthodhoksë të kryeqytetit, në kishën me të njejtin emër, të cilën diktatura e ktheu në lokal, u celebrua, për herë të parë pas rreth 30 vjetësh, Liturgjia e Shenjtë nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi.

Për jetën dhe martirizimin e shenjtit të pranishmëve në liturgji u foli teologu Dhimitër Beduli, ndërsa Kryepiskopi theksoi se po punohet për projektet dhe së shpejti parashikohet të fillojnë punimet për ringritjen e Kishës së Shën Prokopit, për të cilën janë siguruar edhe fondet për fazën e parë të punimeve.