EmailFacebookKontakt

Mbrëmësore për Shën Astin

Në 5 korrik, në varrezat e qytetit të Durrësit, ku gjenden rrënojat e kishës kushtuar Shën Astit, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, celebroi mbrëmësoren kushtuar Shenjtit.

Eshtë kjo, ringjallja e një tradite domethënëse të komunitetit të lashtë orthodhoks të këtij qyteti, ku u martirizua Shenjti në fund të shekullit të parë pas Krishtit. Shën Asti ka qenë episkopi i parë në trojet e Shqipërisë, fillues dhe i pari episkop i asaj tradite besimi të thellë, që po njeh një ringjallje të re në ditët e sotme, sërish pas një persekutimi të ngjashëm nga një regjim ateist demoniak.