Teodor Dostojevski sot është një fizionomi e madhe dhe e njohur në të gjithë botën. Konsiderohet se është:
1. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës
2. Një nga filozofët më të mëdhenj
3. Një nga më të mëdhenjtë psikologë e psikografe.
4. Njohësi më i mirë i shpirtit e i zemrës së njeriut dhe njëkohësisht një kristian orthodhoks i vërtetë e i veçantë
Në rininë e tij T. Dostojevski ishte ateist dhe nihilist. Por si pasojë e natyrshme ndodhi që një ditë ndaj tij veproi një padrejtësi, dhe përfundoi në burg. Atje fillon për herë të parë në jetën e tij të lexojë Ungjillin. Kupton se Ungjilli është një thesar i pallogaritur dijesh, psikologjike, mënyre jetese, një thesar diturie, më i lartë se të gjitha shkencat.
Që nga ai moment Dostojevski përbuzi diturinë e botës, që e dinte, dhe iu kushtua me gjithë shpirt doktrinës së Ungjillit. Dhe jetoi si kristian me sa mundësi dhe me ndërgjegje të pastër. Brendinë e shpirtit e shkruajti në librat e tij, që janë plot me dritë Krishti dhe me bukurinë e Orthodhoksisë.
Kur erdhi ora që të ndërrojë jetë thirri pranë shtratit fëmijët e tij dhe u tha: – Fëmijët e mi! Çdo gjë që fitova në jetë ua kam dhënë. Të gjitha pronat e mia dhe gjithë pasurinë time. Një gjë desha ta mbaj timen deri në çastin e fundit, si thesarin tim më të çmuar. Eshtë ky Ungjill, që ma dhanë kur isha në burg. Duke lexuar këtë libër gjeta dritën dhe të vërtetën. Që atëherë e kam vazhdimisht pranë meje dhe e lexoj çdo ditë. Të njëjtin. Këtë libër të bekuar deri tani e kisha nevojë. Tani e tutje nuk më duhet më. Por nuk pushon të jetë kapitali më i çmuar i jetës sime, prandaj tani, që nuk mundem ta mbaj më dua t’ua besoj juve. Dhe me të drejtë të takon ty…
Duke thënë këto ia dha djalit të madh dhe i tha: Hape Ungjillin e shenjtë dhe lexo paravolinë e Birit plangprishës në Ungjillin “Sipas Llukait”.
Hapi Ungjillin djali i madh dhe fillon të lexojë. Plaku Teodor Dostojevski dëgjonte me devotshmëri dhe qau me mallëngjim. Kur i biri mbaroi ai tha: Kjo paravoli është përmbledhja e Ungjillit. Na tregon se si na sheh neve Perëndia dhe si duhet ta shohim ne Perëndinë.
Mos ti i vëlla sheh veten tënde të zgjuar dhe Dostojevskin budalla? E studjon Shkrimin e Shenjtë? A studjon Ungjillin e Shenjtë? A studjon libra fetare?
Si do të mësosh diturinë e Perëndisë, që ndriçon, shenjtëron dhe shpëton?
Përgatiti: Petro Xhuveli