Të mësojmë lutjet tona
Psalmi V
Për atë që trashëgohet.. Psalm i Davidit
Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot. Kuptoje klithmën time. Dëgjo zërin e lutjes sime, o Mbreti im dhe Perëndia im, se ty do të falem, o Zot.
Në mëngjes do ta dëgjosh zërin tim; në mëngjes do të dal përpara teje dhe do të më shikosh; se ti nuk je Perëndi që do paligjësinë.
I ligu pranë teje s’do të rrijë. As të paligjët nuk do të qëndrojnë para syve të tu.
Urrejte të gjithë ata që bëjnë paudhësi. Do të humbësh gjithë ata që gënjeshtra thonë.
Zoti e neverit njeriun vrasës e mashtrues.
Por unë me mëshirën tënde të shumtë në shtëpinë tënde do të hyj; dhe në tempullin e shenjtërisë tënde, do të falem me frikën tënde.
O Zot, më udhëhiq me drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; rrugën time drejtoje para teje; se të vërteta nuk ka në gojë të tyre, zemra e tyre është e kotë.
Gryka e tyre është varr i hapur, me gjuhët e veta lajkatonin; Gjykoi ata, o Perëndi!
U shembshin mendimet e tyre të këqia! Dëboi ata për pabesitë e tyre të shumta, se të hidhëruan tepër, o Zot.
Dhe u gëzofshin të gjithë ata që në ty shpresojnë; në jetë të jetëve u ngazëllofshin! Dhe ti do të banosh ndër ta dhe gjithë ata që duan emrin tënd do të mburren me ty.
Se ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; na kurorëzove me armë mirëdashjeje.