Kisha jonë Orthodhokse, që është “Trupi i Tij (i Krishtit), plotësimi i Atij që plotëson të gjitha ndër të gjitha”, (Efes. 1 23) rritet dhe fuqizohet përditë në funksion të vazhdimit të veprës shpëtimtare të Krishtit në hapësirë dhe në kohë
– me 58 priftërinj dhe dhiakonë të rinj,
– me dhjetra kisha të riparuara, të ndërtuara dhe dhjetra të tjera në ndërtim,
– me veprimtari botuese të ndjeshme,
– me “Dhiakoninë e dashurisë” gjithmonë e më të pranishme në dhimbjen e njerëzve,
– e barabartë me kishat e tjera simotra orthodhokse të botës,
– anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane dhe Këshillit Botëror të Kishave,
Kisha jonë është me të vërtetë Kisha e Ngjalljes, Kishë, që siç ka theksuar Kryepiskopi Anastas në fronëzimin e tij bëri motiv të saj këngën shpresëdhënëse: “I këndoni Zotit këngë të re”.
Kisha e re e Shën Teodorit, Vlorë, e përuruar nga Kryepiskopi Anastas, më 27 qershor 1993