Lëvizja e rinisë orthodhokse të Libanit organizoi në fillim të majit në Beirut “Panairin e dytë të librit”, duke përkujtuar kështu 52 vjetorin e themelimit të saj. Përgjegjësit e Lëvizjes, shumë episkopë dhe ministri i brendshëm i Libanit, ishin prezentë në ceremoninë e hapjes së këtij manifestimi, gjatë të cilit u shitën 5000 libra, në përfaqësi të 800 titujve në arabisht, frengjisht e anglisht.
Katalogu i botimeve të kësaj lëvizjeje numëron rreth 200 tituj mbi katekizmin, liturgjinë, teologjinë, historinë spirituale etj., shumica në arabisht, të cilët janë të përhapur gjerësisht në gjithë Lindjen e Mesme.
Në foto: Fortlumturia e Tij Anastasi në vitet kur ishte Kryepiskop veprues në Afrikën Lindore, së bashku me dhiakonin vendas Jona, që sot është episkop, i hirotonisur nga Kryepiskopi ynë.