Gjatë dy muajve e gjysëm të këtij viti, patriku Partheni III, Patrik i Aleksandrisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse në Afrikën e Jugut, Zimbave dhe Afrikën Lindore (Kenia, Uganda, Tanzania) bëri vizita në kishat lokale orthodhokse. Ngado ai theksoi nevojën e forcimit të kishave orthodhokse lokale, duke afirmuar se “e ardhmja e Patriarkatit të Aleksandrisë ëshë e lidhur me të ardhmen e kristianëve orthodhoksë, zezakë. Unë dëshiroj që nesër ata të marrin përgjegjësinë e orthodhoksisë në Afrikë”.