EmailFacebookKontakt

Hapa për afrimin ndërorthodhoks

Procesi i dialogut dhe afrimit të mëtejshëm mes përbërsve të ndryshëm të Kishës Orthodhokse në Gjermani, kapërceu kohët e fundit një etapë të rëndësishme, me krijimin më 12 maj, gjatë një takimi në Dortmund të përfaqësuesve të çdo kishe të veçantë, të “Komisionit të Kishave Orthodhokse në Gjermani, në të cilin është e përfaqësuar, pavarësisht nga statuti kanonik i secilës në veçanti, çdo kishë orthodhokse që ndodhet në vend.

Krijimi i një strukture të tillë ishte nxitur prej kohësh edhe nga shteti gjerman, i cili ka synuar për të pasur një bashkëbisedues të vetëm në përfaqësi të 700 mijë orthodhoksëve që rrojnë në Gjermani, të cilët janë të grupuar kryesisht mbi baza nacionale.