EmailFacebookKontakt

Hirotonisje të reja

Në datën 29 maj, gjatë Liturgjisë në fshatin Grapsh të rrethit të Gjirokastrës, Kryepiskopi Anastas hirotonisi në dhiak Kristo Gatin nga Saranda.

Në datën 12 qershor, në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë, Fortlumturia e Tij Anastasi hirotonisi në prift dhiakonin Aleks Jarasi nga Selenica e Vlorës.

Me këto dy hirotonisje të reja bëhen 31 priftërinj dhe 26 dhiakonë të rinj, të hirotonisur nga Kryepiskopi, që nga ardhja e tij në Shqipëri si Eksark Patriarkal. Shumica absolute e tyre kanë dalë nga Shkolla Teologjike-Ieratike e Durrësit, ku sot mësojnë rreth 100 seminaristë.